Permbajtjet e mesazheve qe ia dergojme nderdies permes vetedies sone, nderdia i bene realitet gjate jetes

Bindjet dhe mendimet tona qe ia dergojme nderdies permes vetdies, jane sinjale apo mesazhe te cilat i bene realitet jetesor nderdia, permes veprimeve tona.
Çdo sinjal apo mesazh qe i shkone nderdies permes permbajtjes se mendimeve e bindjeve qe i posedon vetedia e jone, qofshin ato negative apo poizitive, nderdia i merr si te verteta dhe urdhera te cilat duhet ber realitet gjate jetes pa perjashtim e pa perzgjedhje.
Mu per kete arsye duhet te kemi kujdese te shtuar dhe te jemi vigjilent, se qfare mesazhe po i dergojme nderdies permes bindjeve dhe mendimeve tona qe i posedon vetedia, sepse ato do ti beje realitet nderdia permes sjelljeve tona, qe jane te lidhura ngushte me mesazhet e vetedies.
Llojin e sinjaleve apo mesazheve qe ia dergojme nderdies, medoemos, po ate lloj te rezultateve do t`a korrim.
Nese nderdies i dergojme sinjale apo mesazhe me permbajtje amorale, kriminale, tradhtie, pabesie, permes bindjeve dhe mendimeve tona personale qe i posedon vetedia, po ato rezultate do ti korrim gjate jetes. Nese mesazhet kane permbajtje pergdhelese e mirekuptimi per duhanin, alkoholin, drogen e prostitucionin, po ato do te behen pjese e pandashme e jetes sone dhe do te na hakmerren vrazhde permes shendetit dhe deformimit te autoritetit.
Ne te gjitha sferat e jetes ato sinjale apo mesazhe qe ia dergojme nderdies, pa marr parasysh llojin e permbajtjes se tyre, po ato rezultatet do ti korrim.
Ata qe behen kriminel, hajdut, vrases, dhunues, trafikues, tradhtar, uzurpator, te pa bese dhe e kunderta e tyre, ata qe behen punetor, dijetar, atdhetar, altruist, te moralshem, shkenctar, sportist artist, te sjellshem, te guximshem dhe te dashur, shkak i te gjitha ketyre pasojave jane sinjalet apo mesazhet qe ia dergojme nderdies permes permbajtjes se mendimeve dhe bindjeve qe i poisedon vetedia jone personale, te cilat behen realitet permes sjelljeve tona qe i manifestojme gjate jetes.
Lexuesi im i dashur, secili prej nesh duhet te kemi kujdese se cilat mesazhe po ia dergojme nderdies, sepse ato do te behen realitet i jetes sone dhe rezultatet e tyre do ti korrim gjate jetes, te mira apo te kqija qofshin ato. I juaj, mësuesi Isë


Postuar

nga

Etiketa:

Komente

Lini një Përgjigje