Si te fitohet perkrahja e te tjereve
Perkrahja e tjereve fitohet duke pasur kujdes qe sjelljet dhe veprimet tona t’u pershtaten shijeve dhe qellimeve te tjereve.Qe te kemi sukses ne kete drejtim duhet te flasim dhe veprojme se qka deshriojne ata dhe t’u ndihmojme se si realizohen me se miri deshirat e tyre.
Sjelljet dhe veprimet tona ndaj tjereve duhet te jene te matura dhe te permbajtura per t’a terhequr vemendjen ne deshirat dhe qellimet e tyre duke ua bere me dije se nuk i pengojme por i ndihmojme ne realizimin a tyre.
Nese e perdorim kete parim ne sjellje me tjeret, shume lehte e fitojme perkrahjen e tyre.Nese i veshtrojme gjerat nga kendveshtrimi i tjereve,e ruajme krenarine e tyre dhe e rrisim besimin ne forcen reale te bindjeve tek ta,ku ata fillojne te tregojne interesim, e t’i veshtrojne gjerat nga kendveshtrimi jone.
Nese mendimet dhe bindjet e tjereve i mbrojme si me qene tonat edhe tjeret mendimet tona i mbrojne si te vetat.
Kur kete e arrijme me tjeret,kemi fituar perkrahjen e tyre dhe ata perkrahjen tone.
Nese nuk bazohemi ne parimin e permendur me larte,i shkaterrojme per se tepermi raportet miqesore, gati me te gjithe njerezit dhe nuk mund te presim kurfar perkrahje nga ata.
Njerezve duhet dhene perparesi qe t’a fitojme perkrahjen e tyre, e jo te lavderohemi e te krekosemi para tyre,duke i bere ata te ndihen indiferent dhe inferior ndaj nesh, qe t’i shfaqin deshirat dhe pikepamjet e tyre preokupuese.
Sjelljet dhe veprimet tona nuk duhet t’i bejne tjeret te na kundershtojne dhe refuzojne me rezistence,por me sjelljet tona duhet bere ata te bashkepunojne me ne,duke ndjere veten te perkrahur,nese dojme te na perkrahin.
Asnje perkrahje nuk do t’a arrijme permes kercenimeve,fyerjeve,perbuzjeve dhe nenshtrimeve ndaj tjereve,sepse secili njeri ka nevoje t’a tregoje personalitetin e tij dhe t’i ve ne pah deshirat,mendimet,bindjet dhe kerkesat e veta, para tjereve.
Nese ky konstatim qendron,ne duhet te kemi kujdes te madh,t’u mundesojme tjereve qe te tregohen para nesh ne teresi,qe edhe ata me deshire t’i pranojne mendimet,bindjet dhe kerkesat tone
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!