Sa large ndjenjes dhe unitetit kombetar jemi!
Nuk mund te mbahet uniteti yne dhe te kultivohet ndjenja kombetare permes paragjykimeve e etiketimeve mbi baza fetare, politike, ideologjike e mbi baza regjionale kunder njeri tjetrit. I pabesueshem dhe i pamundshem eshte ndertimi i unitetit tone kombtar dhe kultivimi i ndjenjes kombetare, permes dyshimeve, insinuatave, paragjykimeve , thash e themeve dhe urrejtjes ndaj njeri tjetrit mbi baza fetare, politike,ideologjike e regjionale. Ata intelektual, politikan, fetare dhe gazetare te cilet flasin me urrejtje e paragjykime ne dem te tjereve, nuk jane gje tjeter perpos fatkeqesia e unitetit tone kombetar dhe fatkeqesia e kultivimit te mirefillt te ndjenjes kombetare. Fatkeqesia e zhvillimit dhe ndertimit te vendit e shtetit tone kombetar. Vetem injoranca, dinakeria dhe cinizmi, qe i ka rrenjet ne fanatizmin fetar, fanatizmin politik e ideologjik dhe ne perkatesine qyqare regjionale, furnizohet me kete lloj ushqimi e propagande, kunder interesave te perbashkta kombetare, kunder zhvillimit te vendit dhe forcimit te shtetit demokratit ligjor dhe kunder unitetit kombetare, duke qendruar indifirent ndaj pushtuesve tane sllavo-greke, te cilet i mbajne te pushtuara me teper se sa 90% te trojeve tona. Po kaleron Janullatosi dhe po tallet me shqiptaret ne pjesen jugore te trojeve tona, duke konvertuar shqiptar ne greke dita dites per pak pare, kurse ne anen tjeter politikanet, intelektualet dhe kleriket shqiptare heshtin dhe bejne sehire, thua se nuk po ndodh asgje. Ne veri te kosoves e ne lindje te saje ,kalerojne popadikat serb, malazez e maqedon se bashku me politikanet kriminel te tyre, duke dhunuar shtetin dhe kushtetuten e Kosoves, duke i fyer e perbuzur shqiptaret ne trojet e tyre ku jetojne, e ne anene tjeter per kete qeshtje heshte politika, heshte Akademija, heshtin dhe mjetet e informacionit, qe i mbulojn gazetaret me nje etike te ulte kombetare, heshtin edhe intelektualet e mjere. Mes permes trojeve shqiptare kalerojn babahoxhe dovletet me mjekrra te gjata e pantollana te shkurtera duke u kacafytur mes veti se kush ka te drejte te udheheqe me instirucionet fetare, duke i joshur rinine shqiptare per pak pare qe te shkojne neper vende te huaja e te derdhin gjak, per ata qe mese paku mendojn per rregullimin e qeshtjes sone kombetare, e ne anen tjeter heshte bashkesia islame thua se nuk po ndodhe asgje. Dita dites po i leshojne trojet tona shqiptare i madhe e i vogel duke kerkuar neper bote kafshaten e bukes, e ne anen tjeter politikanet , akademiket, intelektualet dhe kleriket tane, na flasin per europianizimin , per perparimin e politikes sone kombetare, per fundamentalizmin qe eshte ulur kosova kembekryq ne te, per muslimanizmin qe po na pengojka te ecim perpara, e nuk flasin per gjendjen e rrezikshme e cila po na kanoset rreth e perqark trojeve tona ,duke i rrethuar kufijte tane me ushtrite e tyre pushtusit gjakatar greko-sllavo-maqedono-serbo-malazez. Lexuesi im i dashur nuk ka unitet, nuk ka kultivim te ndjenjes kombetare, nuk ka zhvillim te vendit dhe forcim te shtetit demokratik e ligjor shqiptar, pa humanizimin, socializimin e shpirtit dhe interesit tone te perbashket, pa barazine ne mes te qytetareve, pa i dhene karakter kombetar, sjelljeve ,e veprimeve tona gjate te jetuarit dhe pa ia lekunde temelet politikes sone e cila eshte korruptuar fund e krye. I juaj , mesuesi Ise
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!