Pa lexuar e studjuar, nuk e njohim veteveten, historine tone kombetare dhe boten qe na rrethon
Nuk mund te behemi njerez te edukuar dhe te pasur me dituri e pasuri, nuk mund te behemi human, te ndershem, profesionalist, politikane, nuk mund te behemi te fjales e beses dhe besimtar. Nuk mund te behemi edukatore te femijeve tane ne familje, nuk mund te behemi edukator te gjeneratave te reja ne pergjithesi. Nuk mund te behemi atdhetar, te guximshem, te dashur, punetar dhe sakrifikues per atedhe e per liri, nese nuk lexojme nuk mesojme, nuk stdudjojme dhe nuk punojme dite e nate qe te paisemi me dije, kulture, edukate kombetare, njerezore, humane, morale, intelektuale dhe edukate te punes.
Eshte per te na ardhur keqe se, sa shume ia kemi kthyer shpinen, e kemi humbur dashurine, deshiren dhe vullnetin per librin dhe leximin e studimin e tyre, qe ne permes te cilave, te marrim pervoje njerezore, te pergatitemi denjesisht per jete te lumtur e te devotshme personale, familjare dhe kombetare.
Si mund te behemi te pasur, dijetar, politikan te mirfillt, fetar qe e besojne Zotin sinqerisht e pa lajka, edukator te femijeve tane ne familje dhe edukator te gjeneratave te reja, si mund te behemi kombetare te guximshem, te dashur, punetor dhe sakrifikues per atedhe e per liri, nese nuk lexojme, nuk studjojme, nuk paisemi me njohuri bashkohore, te cilat i kerkon pasuria, i kerkon dituria i kerkon politika, feja, i kerkon edukata, kultura, i kerkon familja, shteti dhe kombi?!.Keto nuk arrihen, nese nuk lexojme, nuk mesojme e nuk studjojme rregullisht, qe ta njohim sa ma shume veten, historine tone dhe boten qe na rrethon.
Ata qe nuk lexojne, mesojne e nuk studjojne dhe nuk paisen me pervoje njerezore, qe i ofrojne librat e ndryshme te botes, i prete nje gjendje e varfur dhe e mjere, ne dije, ne edukate, ne kulture e ne pasuri. Ne shendetin fizik, intelektual, psikik, emocional e social.
Lexuesi im i dashur, ju nxenes e studente shqiptare, politikane, fetar, intelektual, familjare e edukator, mos ia ktheni shpinen librit, leximit e studimit, duajeni librin si syte e ballit, nese keni sa do pake deshire, ta njihni veteveten, historine tone kombetare, kulturen dhe boten e cila na rrethon. Pa kete potencial te fuqishem njerezor, i quajtur lexim dhe dashuri ndaj librit, do te mbesim pak njerez per veteveten, per familjen, per kombin, per shtetin dhe per mbar njerezine e botes. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!