Realiteti i gjendjes sone kombetare gjithnje e ma provokues per ne
Kjo gjendje provokuse po shkaktohet gjate pamundesive tona ti realizojme deshirat, synimet dhe qellimet, qe ia kemi vuar vetit. Po shkaktohet nga pamundesite per ta organizuar nje jete te dinjitetshme, te begatshme, njerezore e te lumtur. Ky realitet provokues per te cilin po behet fjale, si duket e ka tejzgjate jeten e tije duke na sjellur tension emocional e stres te vazhdushem gjate perpjekejeve tona, qe te gjejme mundesi me jetuar normalisht e njerezisht. Ky realitet provokues ne nivel kombetar i ka fute kthetrat thelle ne edukim dhe arsim duke devalvuar cilesine e edukimit dhe diturise, duke korruptuar tersisht ate, duke i stimuluar te padijshmit e duke i injoruar te dijshmit . Fatkeqesisht ky devalvim ka nis qe nga arsimi parafillor, fillor, para univerzitar, univerzitar, postunverzitar dhe ai akademik. me nje fjale politizim i tejskajshem i keti realiteti vital kombetar. Hiq me pak provokative nuk eshte gjendja edhe ne fushat tjera vitale shtetnore e kombetare. Politika e jone e brendeshme dhe ajo e jashtme i ka mbyllur syte fare, para nje realiteti gjenocidal, qe po i shkaktohet shqiptareve nga fqinjet e vete pushtues greko-sllave, te cilet po i provokojne shqiptaret dita dites, permes shantazheve te ndryshme, burgosjeve, vrasjeve, puqeve policore e ushtarake, permes fyerjeve e etiketimeve ma monstruoze, qe ta justifikojne para botes e para europes, politiken e tyre gjenocidale kunder shqiptareve te pushtuar ne trojet e veta dhe kunder dy shteteve shqiptare, duke synuar hap pas hapi teritorin e tyre. Edhe pse bota dhe europa e njohin mire kete realitet te hidhur kunder shqiptareve, po u konvenon te heshtin. Si mos te shperthej revolta tek shqiptaret, kur e shohin kete realitet te hidhur e provokues nga pushtuesit dhe nga heshtja mortore e politkes sone kombetare, e cila po tregohet aqe indifirente dhe e verbet para ketij realiteti gjenocidal?! Lexuesi im i dashur, vertete eshte e befasishme se sa shume po qendrojme te heshtur e indiferent si komb dhe po pajtojme me kete realitet te hidhur, qe na ka kapluar ne shqiptareve si komb, brenda e jashte kufijeve, mes permes shqiptareve! I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!