Puno me vetën dhe shiko përherë nëse ke ngecur apo jo
28. 04. 2024
Përceptimet, mendimet, bindjet, pikëpamjet, emocionet dhe sjelljet tona kanë nevojë ti ndryshojmë sistematikisht, sipas kërkesave të kohës dhe tregut bashkohor, të jemi konkurent mes kërkesave në fjalë. Duhet kuptuar sa më parë, se këtyre proceseve psikologjike, që janë programuar në kokat tona, u skadon koha, kujt më shpejtë e kujt më ngadal dhe nuk na shërbejnë sipas nevojave tona, për ti bërë ballë kohës dhe kërkesave të tregut bashkohor. Nuk ecët përpara dhe nuk tejkalohen ngecjet me mendime, bindje, besime, pikëpamje e sjelje, të cilave u ka skaduar koha, përkundrazi përforcohet ngecja dhe e shtrin diapazanin e saj në të gjitha fushat e jetës sonë organizative, duke na sjellë neve telashe gjatë gjithë jetës.
Po se bëmë këtë ndryshim tek vetja, duke i përmirësuar e zavendësuar përceptimet mendimet, bindjet, besimet, pikëpamjet e sjelljet tona dhe marrjen e vendimeve të ndryshme të cilave u ka skaduar koha, që ti zavendësojmë ato me procese të moderuara përceptuese, psiko-emocionale, intelektuale e shpirtërore, që i plotësojnë kërkesat tona sipas kohës dhe sipas kërkesave të tregut bashkohor, me të vërtetë e vullosim me dashje apo pa dashje, me dije apo pa dije stagnimin tek vetja e më gjërë, duke ia kthyer shpinën tërsisht sukseseve progresive dhe përgatitjes së vetës sipas kërkesave të kohës dhe tregut bashkohor. Të mos flasim për mundësit tona të konkurencës, të cilat shuhen fare, duke i dhënë hapsirë dominimit të energjisë negative përmes proceseve të ndryshme psiko-emocionale, intelektuale e shpirtnore.
Energjia negative e cila merr vale për shkak të stagnimeve tona gjatë jetës dhe në pamundësi të konkurencës sipas kërkesave të tregut bashkohor, sjellë dëme të mëdha tek ne, si individ, sjellë dëme të mëdha në familje, në kolektiv dhe në shoqërinë tonë në përgjithësi, të cilës i takojmë. Përmes shqetësimeve tona, stresit kronik, ankthit, traumave, përmes fobive që na kaplojnë shëndetin tone fizik, emocional, intelektual, moral, human, social e njerëzor, duke përhapur tek tjerët urrejtje, xhelozi, përqarje e vëllavrasje dhe vetëvrasje e veprime tjera të pamatura fare. Pos kësaj energjia negative e shkatërron tërsisht edhe shëndetin tone fizik, psikik dhe emocional, duke na shkurtuar jetën përmes smundjeve të ndryshme të pasherueshme.
Dr. Nicole Leper, na udhëzon.” Ta fikum autopilotin tonë të nëndërgjeshëm- ose zakonet e përditshme që na mbajnë “të mbërthyer” duke përseritur të kaluarën tonë. Ju filloni të ecni përpara duke u angazhuar vazhdimisht në aktivitetet e mëposhtme:
1.Identifikoni mënyrat që ju mbajnë “ të mbërthye” në zakonet e së shkuarës.
2.Përseriteni çdo ditë dhe me vetëdije qëllimin tuaj për të ndryshuar.
3.Përcaktoni hapa të vegjël dhe të arritshëm, që mbështesin zgjedhjet e përditshme dhe që qojnë në një rezultat të ndryshëm në të ardhmen.
4.Vërtetoni këto zgjedhje të përditshme pavarësisht përvojave të ndryshme dhe pranisë së rezistencës mendore”. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!