Është virtyt njerëzor përcjellja dhe analiza e natyrës së veprimeve tona intelektuale dhe emocionale gjatë jetës

O2. 05. 2024

Përcjellja dhe analiza e veprimeve tona intelektuale, emocionale, morale, humane e saciale, na mundëson të koptojm se cilat veprime na mbajnë të mbërthyer e të shqetësuar gjatë jetës dhe cilat na relaksojnë, na mbushin kurajo, vullnet, dëshirë e dashuri për jetën, për punën, për edukatën, diturinë, kulturën dhe për njerëzit. Nëse këtë përcjellje ia bëjmë vetit, kuptojmë fare mire se cilat veprime po na mbajnë të mbërthyer e cilat jo, duke nau dhënë mundësia të lirohemi gradualishtë nga ato veprime intelektuale dhe emocionale, të cilat na mbajnë të mbërthuer e të tensionuar, stresuar, friksuar e në ankthë të vazhdushëm.

Nëse jemi mjaftushëm të vëmendshëm e të kujdesshëm, i zavendësojmë ato me veprime intelektuale e emocionale, që na relaksojnë, na mbushin kurajo, vullnet, dëshirë, guxim e dashuri për jetën, për vetën, për punën, edukatën, diturinë, kulturën dhe për njerëzit.

Gjatë përcjelljes, analizës, sintezës e analogjisë së veprimeve tona intelektuale dhe emocionale, shpesh e gjejmë vetën të pa aftë për ti mbrojtur premtimet, që ia bëjmë vetit për të zgjedhur e zhvilluar zakone të reja, duke iu kthyer prap zakoneve të vjetra, të cilat janë të programuar në kokat tona. Kjo pa aftësi e jona imponon shpeshherë reagime emocionalisht të pamatura, aspak racionale, here here edhe aggressive ndaj disa ngjarjeve të ckatuara të jetës, duke u ndjerë se kemi dale jashtë kontrollit të emocioneve të cilat kanë vërshuar tërë qenjen tonë.

Pa aftësia për ti marr në duarë frejtë e emocioneve, veprimeve që i bëjmë, shpeshëherë shkonë në dëm më shumë, se sa në favor të shëndetit tonë intelektual, emocional, shpirtëror, fizik e fiziologjik dhe në dëmë të zgjidhjes së problemeve të situatave tona, të cilat na sfidojnë gjatë jetës.

Po ashtu zbulojmë tek vetja se vëmendja jonë është e shpërqendruar, duke humbur kontaktin me vetën, me ngjarjet që rrethohemi, duke nau luhatur mendimet rreth të kaluarës, të ardhmes, apo duke u ndjerë plotësisht diku tjetër. E vërejmë poashtu se jemi të mbingarkuar apo të dërmuar nga mendimet e brendëshme gjykuese, duke na vështirësuar përshtatjen me nevojat tona fizike, emocionale dhe shpirtërore.

E kaluara nuk kthehet më që ta përmirësojmë, e ardhja është e pa kjartë ,se si do të na vije, andaj duhet ta kuptojmë sa më pare se, është e kotë të trazohemi mendërisht dhe emocionalisht për të ardhmen e për të kaluarën. Koha e artë që e kemi në dispozicion është e tashmja, që mund ta përmirësojmë vetën duke mësuar nga gabimet e së kaluarës.

Po su morem aktivisht e logjikishtë me të tashmen, shpesh e gjejmë vetën të mbingarkuar me telashet e së shkuarës dhe me të padishmet e së ardhmes, mbushur përplot me stress kronik, shqetësime të mëdha emocionale, me trauma e fobi nga më të ndryshmet, që e përkeqësojnë shumë shënddetin tone fizik, fiziologjik, intelektual, emocional, shpirtëror, moral, human e social dhe stagnojmë tmerrësisht rreth sukseseve tona e progresit për ti plotësuar dëshirat, synimet dhe qëllimet , që ia kemi vuar vetit si obligim jetësor.

Pos këtyre pasojave, kemi pasoja të medhe në qrregullimin e raporteve ndërnjerëzore, familjare, miqësore, profesionale, përsonale e kolektive, duke përseritur kotë të kaluarën tonë të padobishme përmes përdorimit të modeleve jetësore të cilave u ka skaduar koha, por ende janë të programuara në kokat tona.

Është në favorin tonë ti përcjellim, analizojmë, sintetizojmë dhe krahasojmë sistematikisht natyrën përmbajtësore të mendimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve dhe emocioneve tona, pa ndryshimin progresiv të të cilave, nuk ka jetë të dinjitetshme e të lumtur njerëzore. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje