Kurë përpiqemi ti thyejmë shprehitë tona të padobishme, shpeshëher mbesim pa forcën e duhur

04. 05. 202

Shprehitë dhe shkathtësitë tona, sa më shumë që i përserisim, aqë më shumë përforcohen dhe kalojnë ato në zakone pozitive apo negative tek ne. Zakonet negative, edhe nëse përpiqemi ti shlyejmë nga programimi në kokën tonë, e kemi bukur vështirë shlyerjen e tyre, pos nëse jemi të vendosur e të pjekur në mënyrë evolutive, ta bëjmë vendosmërisht pastrimin e kokës sonë nga programimi i zakoneve negative që janë bartur nga e kaluara, të cilës tani i ka skaduar koha të shërbehemi me ato xhepura, që nuk premtojnë aspak të ecim në hap me kohën dhe të aftësohemi, që të jemi konkurent profesionalisht e moralisht, me kërkesat e tregut bashkohor.

Sa here që përpiqemi të bëjmë zgjedhje të reja, të cilat dallojnë pre programimimeve të mëparshme,” mendja jonë e nënvetëdijshme do të përpiqet të na rikthej përseri te e njohura” që gjendet në programimet e mëparshme brenda kokave tona, duke na bërë rezistencë mendore ti përdorim risitë që i kemi zgjedhur më pare, për të bërë ndryshime tek vetja jonë. Rezistenca mendor shfaqet si siklet psikologjik dhe si siklet fizik, “duke marrë formen e mendimeve ciklike, të tilla si: mund ta bëj këtë më vonë ose nuk kam nevojë ta bëj fare dhe si siklet fizik, i cili mund të shprehet me simptama fizike në fërmën e ankthit, apo në formen e ndjenjës, se nuk jemi “vetja” ”! Pra nënvetëdija jonë, na tregon se nuk është rehat me fushën e re të ndryshimeve të propozuara, pa e arritë pjekurinë tone evolutive.

“Mendja e nënvetëdijshme pëlqen të jetë në një hapësirë ku ndihet rehat. Vendi më i sigurt, mesa duket, është ai ku kemi qenë më pare, sepse ne mundë ta parashikojmë rezultatin e njohur, të panjohurat kërkojnë përpjekje të vështira që të parashikojmë diçka rreth tyre”. Zakonet, sjelljet apo shprehitë e shkathtësit të cilave u kthehemi përsesi dhe i përserisim prap, ato bëhen një funksion i paracaktuar i mendjes së nënvetëdijshme. Sa më e pjekur vetëdija jonë në mënyrë evolutive, ajo i përzgjedhë porosit më të frytshme për nënvetëdijen tonë, që ti bej realitet ato porosi, edhe kurë asaj i prishet rehatia me gjërat që i ka përvetësuar më pare dhe I ka bër realitet ato. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje