Patëm apo nuk patëm, kemi apo nuk kemi politikan që e mbrojtën dhe e mbrojnë atdheun, popullin dhe shtetin e vetë

11. 05. 2024

Nëse i grumbullojmë të dhënat historike dhe e analizojmë gjendjen që e përjetoi dhe po e përjeton populli ynë shqiptar, arbëror, ilir dhe çfarë ndodhi e po ndodh me atëdheun e tyre, ku jetonin ata në periudhën e perandorisë Romake, Bizantine, perandorisë Otomane dhe mbretërive sllavo-greke për 20 e më shumë shekuj me radhë, të gjitha faktet argumentojnë se, nuk kemi patur sa e si duhet dhe nuk kemi, kuptohet me pak përjashtime kohve të fundit, politikan të tillë, pos atyre që u kanë shërbyer perandorive pushtuse dhe mbretërive sllavo-greke të cilave po u sherbejnë edhe tani politikanët e sotit, duke e zvogluar sistematikisht teritorin e tokave Iliro-shqiptare!

Sllavo-grekët i kanë ndërtuar foletë e tyre dhe shtetin e vetë në trojet tona, me ndihmen e Europës plakë, Rusisë fashiste dhe perandorive pushtuse në fjalë. Ato toka të cilat dikurë quheshin “Gadishulli Ilirik”, kurse tani quhen “Gadishull Ballkanik”, për ti lënë në harresë totale, se të kujt ishin ato toka dhe kujt i takojnë realshtë. Ilirisië iu harruar emri, ndërsa kryeqendrës së sajë Dardanisë, ia ndërruan emrin, në emër“ Kosovë e Metohi”, për favore të fqinjëve tanë pushtues sllavo-grekë, përmes dinakrisë së Europës plakë e shelafe dhe fuqive tjera të mëdha, të dikurshme e të tanishme!

Patem perandor gjatë pushtimit romak e bizantin dhe gjatë pushtimit otoman, që i shërbyen këtyre perandorive, duke ia kthyer shpinën Ilirisë dhe kryeqendrës së saj Dardanisë, duke ia kthyer shpinën Arbërisë dhe Shqipërisë, të përqarë e të hasmëruar mes veti, sipas apetiteve të pushtusëve tanë në fjalë, në dëm të teritorit të Gadishullit Ilirik, në dëm të Ilirisë, Dardanisë, Arbërisë e Shqipërisë dhe në dëm të popullates iliro-arbrore- shqiptare të këtij Gadishulli, për favore të pushtuesëve tanë në fjalë dhe për favore të fqinjëve tanë pushtues sllavo-grek.

Për qudi edhe pse kaluan 2 mij e më shumë vite pushtim, burgosje, turtura, vrasje, dhunim, përzënje me dhunë nga trojet tona, nënshtrim e poshtrim të Iliro-arbroro-shqiptarëve, prap nuk jemi mbushur mend, nuk kemi mësuar nga e kaluara , nuk i kemi evituar përqarjet, hasmërit dhe vëllavrasjet mes nesh, nuk e kemi evituar tradhtinë ndaj atëdheut e popullates, të cilës i takojmë, në ballë me politikanë të korruptuar, politikanë nepotistë, politikanë që i qesin në treg pjesët e atëdheut dhe politikan organizator të krimit ekonomik, shëndetësor, arsimor e juridik dhe bashkpuntorë me pushtusit tanë, edhe më keq se politikanët e mëparshëm nëpër dekada e shekuj.

A nuk po veprojnë edhe sot politikanët tanë siq vepruan për 20 shekuj me radhë politikanët e ndryshëm të kohrave, mes veti të përqarë, të hasmëruar dhe duke stimulluar vëllavrasjen për interesa përsonale, familjare, politike dhe karieriste?! A nuk kemi edhe sot politikanë të korruptuar, nepotist dhe politikan të zhytu deri në fyt në krime ekonomike, politike, arsimore, shëndetësore dhe juridike?! A nuk kemi politikanë që nuk po rrihen e vriten mes veti mbi baza politike, korruptive, nepotiste, kriminale e çka jo tjetër?!

A nuk kemi politikan edhe sot që po qesin në treg pjesë të atdheut, që po përpiqen ta ndajn Kosovën me Shqipërin e Serbinë?! A nuk kemi politikan edhe sot që e kanë kap shtetin, gjykatat, prokuroritë, policinë për tu shërbyer interesave të tyre, a nuk kemi politikan edhe sot si dje, që po e zhvatin buxhetin e shtetit për interesa përsonale, që po i përvetësojnë paligjshëm pronat shoqërore e shtetnore, a nuk kemi politikan të cilët bashkpunojnë ngushtë me pushtuesit tanë rreth e pëprqark nesh dhe me bandat kriminale serbe?! I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje