Ne jemi shëruesi më i mirë i vetëvetës, nëse dijmë si të merremi me vetën

26. 04. 2024

Abetarja e psikologjisë holistike është një testament i një qasje revolucionare ndaj mirëqenjes sonë fizike, mendore, emocionale, shpirtërore, humane, sociale, morale e njerëzore. Pra është një lëvizje përforcuse që na mëson si ti kushtohemi zhvillimit dhe përparimit sistematik të mirëqenjes sonë dhe ti përmbysim modelet negative apo xhepurat e kohës, që janë bartë nga e kaluara dhe janë programuar në kokat tona duke qëndruar këmbëkryq në sistemin nervor qendror dhe në kujtesën tonë, edhe pse u ka skaduar afati që shumë mot, të përdoren gjatë jetës.

Kjo abetare apo ky testament i psikologjisë holistike, nëse mishrohemi me te, i përmbys të gjitha modelet tona negative që i përdorim gjatë jetës, e sheron të kaluarën tonë negative dhe e kultivon tek ne një vetëvete të vetëdijshme, duke u fokusuar në mendjen, shpirtin dhe trupin tonë, që ta ndihmojmë në rivendosjen e ekuilibrit midis trupit e sistemit tonë nervor, për ti vetsheruar traumat emocionale, stresin, ankthin dhe frikërat e tepëruara, qi i bartim kotë, si një barrë e rëndë mbi supet tona gjatë jetës, duke na e shpenzuar vrullin tonë energjik për gjera të kota, të cilat i shkaktojnë trupit tonë telashe të mëdha në shëndetin fizik, psikologjik, emocional e intelektual.

Të kota mbesin testamentet e Abetarës së psikologjisë holistike, nëse ato i përvetësojmë dhe e kuptojmë vlerën e tyre që i sjellin shëndetit tonë intelektual, emocional, moral, human, social e njerëzor, nëse ato nuk i përdorim në praktikë gjatë jetës. Edhe pse ka njerzë që i kuptojnë tmetat e tyre dhe janë të vetëdijshëm për negativitetin që ua sjellin tmetat atyre, gjatë organizimit të proceseve të ndryshme jetësore, nuk kanë forcë as energji ti përdorin aftësitë dhe njohuritë e ndryshme në praktikë, që ta hedhin hapin e parë nga të diturit në të bërë. Po su respektuar ky parim psikologjik, edhe pse dijmë shumë gjëra, nuk vlejnë për ne sikur të mos dijmë asgjë!

Psikologjia holistike, është një filozofi praktike e shërimit, e cila merr në konsideratë dhe i trajton të gjitha pjesët e përsonit, si mendjen, trupin e shpirtin dhe inkurajon eksplorimin e shkaqeve të simptomave, në vend që ti shtyp ato dhe e pranon ndërlidhjen e universit me ato shkaqe simptomatike tek vetë përsoni. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje