Vlerat dhe antivlerat e frikës si emocion i yni përsonal e kolektgiv

23. 04. 2024

Frika për aqë sa ka vlera tek njerëzimi, po për aqë, mos më shumë, ka edhe antivlera! Ajo ia merr guximin njeriut, që ta merr në duar të veta fatin e vetë, duke ia imponuar që të mbyllet në një qoshe të errësuar pa pikë kushte të volitshme për ekzistencë! Por ajo edhe ia shton vigjilencën që të ruhet dhe të mbrohet nga rrziqet që mund ti kanosen atij gjatë jetës! Varsisht nga niveli i vetëdijës së individit apo një populli të tërë, ajo posedon të mirat dhe të kqijat e saj për individin, grup sosh dhe për një popull.

Tek ata që mbizotëron vetëdija, mendja racionale e toleranca dhe durimi e qndrueshmëria, në raport me emocionet e tij, vlera emocionale e frikës është më e madhe sepse i mundëson njeriut ti analizoi forcat e veta përsonale, ti forcoi e ti zhvilloi ato edhe më shumë, për ti përdor në raste të ndryhme, që ti zgjidh problemet në favorin e vetë, të cilat i dalin si pengesë gjatë organizimit të proceseve të ndryshme jetësore, të cilat nuk janë të rralla por shpeshëherë dalin pengesë, me fajin e tij, apo të dikuj tjetër.

Mbizotrimi i emocioneve në raport me vetëdijen e individit, grup sosh apoi një populli të tërë, frika ka më shum pasoja dhe sjellë rreziqe të mëdha për individin, grup sosh e për njëshoqëri të tërë. Kur marrin valë emocionet vetëdija struket për aq sa e ka nivelin e ngritur të saj, ku sa më i lart të jetë niveli, më e vogël është strukja, pasojat dhe rreziqet, sa më i vogël të jetë zhvillimi i saj, më e lartë ësht strukja, pasojat dhe rreziqet. Emocionet tona kontrollohen nga vetëdija që e posedojmë. Ekuilibri i tyre është i domosdoshëm gjatë gjithë jetës. I juaj, mësuei Isë!

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje