Çfarë bënë e çfarë nuk bënë për ty e për ne gjatë jetës
17. 04. 2024
Të zbulosh për vetën çfarë bënë e çfarë nuk bënë gjatë jetës dhe ta gjesh ate, se çfarë të pëlqen e çfarë jo, pra ta gjeshë më të mirën, është menquri e madhe dhe e dobishme, për ta organizuar një jetë të begatshme, të dinjitetshme, të lumtur e miqësore mes tjerëve. Një menquri e tillë, edhe pse kërkon përpjekje të madhe e vullnet të arrihet, është domosdoshmëri e kohës për të jetuar racionalisht, njerzishtë, moralishtë, humanisht dhe kombtarisht, sipas parimeve të larta njerëzore.
Kjo vlerë e madhe dhe shumë e dobishme arrihet kurë kemi vullnet, dëshirë, guxim, qëndrushmëri, dashuri dhe kurë përpiqemi ti barazpeshojmë dhe ti ekuilibrojmë sa më sakt e sa më drejtë vlerën e emocioneve dhe vlerën e vetëdijes sonë, duke ua kuptuar vlerën thellë, drerjtë e sakt dy procesve në fjalë, që mos tu japim përparësi njërës në dëm të tjetrës. Barazpeshimi i tyre nuk u jep mundësi as njërës të mbizotërojnë njëra tjetrën, duke shkaktuar dëme të medha individuale, familjare, kolektive, shoqërore e kombëtare.
Kurë marrin valë emocionet, e rrok një tush i ftohtë arsyen, ku ajo struket në një qoshe duke ia dorzuar pushtetin emocioneve, që gurgullojnë si uji kur del prej shtratit të tij dhe rrënojnë çdo gjë që gjejnë përpara. Tu vëshë fre emocioneve, që të mos gurgullojnë si valet e lumit që del prej shtratit të tij, i jep mundësi arsyes ti menagjoi situatat problemore dhe ti zgjidh ato në favorin tonë. Kurë emocionet ngriten, bjen poshtë vetëdija, kur vetëdija gritet bien poshtë emocionet.
Krijuesi i gjithësisë i ka krijuar tek ne, vetëdijen e emocionet dhe shumë gjëra tjera në botën e brendëshme tonën, njëra pa tjetrën nuk funksionojnë, sepse dalin prej shtratit të vetë emocionet dhe rrëmbejnë e përmbysin çdo gjë që gjejnë përpara, ndërsa vetëdija struket në një qoshe, duke e dërzuar pushtetin tek dhunimi emocional, që ka dalë prej shtratit të vetë. Rrespekt, mirënjohje e falendderim për të gjithë ata që mësojnë sa më shumë rreth emocioneve dhe vetëdijës së tyre dhe rreth proceseve të shumta që i posedojmë në botën tonë të brendëshme, që tua kuptojnë sa më drejtë vlerën e tyre, që ti përdorim ato, pa abuzuar gjatë jetës me to! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!