Nga ngarkesat fizike tek ato mendor, njeriut i është dashtë kohë për ndryshime, që të jetoi më denjësisht

30. 03. 2024

“Kujfitë e diturisë dhe edukates nuk janë apsolut por relativ. Secili i ka kufijtë e këndvështrimit të tij, si kufij të botës”, thoshte dikurë filozofi gjerman Arthur Schopenhauer. Njerëzimi për një kohë të gjatë të historisë së vetë, është marrë dhe ka mbijetuar vetëm pëprmes punës fizike. Dekadave të fundit ai ka filluar nëpër vende të ndryshme të botës së zhvilluar, të jetoi më shumë dhe ta siguroi bukën e gojës, kryesisht përmes punës mendore, duke u larguar sistematikishtë nga puna fizike, për ta sigurar ekzistencën e vetë dhe mënyrën e të jetuarit në nivel pak a shumë më të lartë.

Kalimi kryesishtë prej punës fizike në atë mendore, është bërë me një shpejtësi të madhe, pa e përjetuar njeriu natyrshëm pjekurinë evolutive që i mundëson atij të përshtatet sistematikisht sipas kërkesave të kohës. Ky ndryshim i shpejtë si poduket, e ka sjellë një boshllëk të madh ndërmjet zhvillimit teknologjik dhe përshtatshmërisë së njeriut me këto ndryshime. Dita ditës po zvogllohen kërkesat që veglat tona të punës, të jenë edhe mëtej muskujt. Kalimi kryesisht nga puntor fizik në puntor kryesisht mendor, ka sjellë ndryshime të mëdha.

Për këto ndryshime i duhet njerëzimit një përgatitje dhe zhvillim medor që në vend të muskujve të përdoret mendja, për me kryer punë të ndryshme gjatë jetës. Krahas rritjes së diturisë, pason dhe plakja e shpejtë e saj, e cila kërkon aftësim sistematik sipas kërkesave të kohes në tregun bashkoihor. Psikologu amerikan Abraham Masllow ka deklaruar:” Nëse di të përdorish vetëm çekiçin, atëherë çdo problem do ti ngjaj gozhdës”. Dita ditës truri i njeiut po bëhet mjeti kryesor i punës, duke i zënë hapsirë muskujve të përdoren si mjete për punë.

Ky ndryshim i madh, njeriut i kërkon vëmendje dhe përqëndrim të saj, ta balansoj sa më shumë boten e vetë të brendëshme të zhvillimit intelektual, emocional, shpirtëror, imagjinativ, fantazues sipas nevojave të kohës, që njeriu të jetë konkurent në tregun bashkohor të punës. Potencialet më të mëdha të zhvillimit tonë , të pashfrytëzuara, i gjejmë brenda nesh, sidomos në trurin tonë. Këtë potencial të madhë që e posedojmë përbrenda , të tërin e kemi gratis, pos që duhet të aftësohemi sistematikishtë që të dijmë sa më mire ta përdorim aty ku duhet e si duhet, për nevojat tona të përditshme ekzistenciale.

Vlerë më e rëndësishme në botën bashkohore ka mundësi dhe duhet të jet njeriu krahasuar me vlerat tjera që i posedojmë për rreth, sepse njeriu është ai që din dhe duhet të dij ti shfrytëzoi ato të mira për nevojat e veta ekzistenciale. Potencialet më të mëdha të pashfrytëzuara i gjejmë në truin tone, i cili po na pret me zemërgjërsi e padurim ta shfrytëzojm sa më shumë të jet e mundëshme. Shkenctarët kanë konstatuar se njeriu i zakonshëm e shfrytëzon këtë potencial që gjendet në trurin tone prej 1% e deri në 10%! Mbi 90 % e trurit tone mbetet kot i pa shfrytëzuar. Ende nuk janë gjatë teknika e forma bashkohore, se si të shfrytëzohet truri ynë 20 e deri në 50 %.

Do të bëhej mrekullia e Zotit sikur të aftësohej njeriu ta shfrytëzoi trurin e vetë 100%, që të mos shkoi kot 90% e potencialit që e posedojmë në trurin tone! I juaj, mësuesi Isë

D

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje