Po i drejtohem me këto pyetje popullit tim shqiptar të cilit i ka humb fija dhe lamshi, që 2000 vite me radhë
20. 03. 2024
Kemi bërë lum apo mjerë o populli im, në kohën e pushtimit të përgjakshëm nga Perandoria latino-romake e nga Perandoria greko-bizantine, për 13 shekuj me radhë pushtim, poshtrim, përqarje e nënshtrim mbi baza fetare, politik e regjionale?!
Kemi bërë lum apo mjer o populli im, në kohën e Perandorisë Otomano-turke aziatike për afër 6 shekuj me radhë pushtim, nështrim, poshtrim dhe përqarje mbi baza fetare, politike e regjionale?!
Po bëjm lum apo mjerë edhe sot o populli im, që jemi të rethuar me fqinjët tanë sllavogrek, të cilët po na pushtojnë, poshtrojnë, nënshtrojnë e po na përqajnë sistematikishti mbi baza fetare, politike e regjionale, falë përkrahje që po ua bënë Europa plakë e shelafe si përherë, kundër shqiptarëve?!
Po bëjmë lum apo mjerë o populli im, që su mbushem mend kurrë dhe ty mend po të shesim, edhe pse nuk kemi fare mend për veti!
Lum për ne apo mjerë o populli im, që su bashkuam kurr, por mbetëm të përqarë, si në kohën e pushtimit, poshtrimit e nënshtrimit latino-romak, si në kohen e pushtimit dhe poshtrimit greko-bizantin, për 13 shekuj me radhë. Si në kohën e pushtimit dhe poshtrimit të Perandorisë otomane- turke- aziatike, për afër gjashtë shekuj me radhë dhe si në kohen e pushtimit dhe poshtrimit sistematik të tanishëm nga fqinjëve tanë greko-sllav?!
Do të bëjmë mjerë e jo lum gjithmonë o populli im, derisa të mbushemi mend dhe të bashkohemi mes veti, ne shqiptarët dhe ti mshojmë shkelëm përqarjes, që na e kanë mbjellë e programuar në kokat tona armiqët tanë pushtues, të përmendur më lartë!
Mjerë do të bëjm e jo lum o populli im, derisa ti lutemi Zotit përmes riteve fetar dhe përmes gjuhës që naj kanë imponuar pushtusit tanë dhe derisa të asimilohemi e të zhdukemi fare!
Mjerë për të gjithë krijuesit shqiptar, që i shesin pallavra popullit të vetë për favore të pushtuesit, duke i përqar ata mbi baza fetare , politike e mbi baza regjionale, për interesa të veta të ulta! Paqin faqen e zezë përjetësisht! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!