Çfarë po ndodh në lagjen Dielli të Zveqanit , ndërtuar pa lejën e pushtetit qendror në veriun e Kosovës
18. 03. 2024
Mos po ndodh kolonizimi i asaj lagje me kolon qetnik e terrorist serb, të ardhur nga viset e ndryshme të ish serbo-Jugosllavisë, apo po na vijnë vëllëzërit serb partizan të Lumir Abdigjikut, Memli Krasniqit, Ramush Haradinajt, Bexhet Pacollit, Abelard Tahirit, Arben Gashit dhe disa deputetëve të zëshëm në Parlamentin e Kosovës, të porositur nga liderët partiak të PRONTO- mafisë dhe PANIT, që ta zhvillojnë vëllaznim bashkimin mes shqiptarëve e serbëve në veriun e Kosovës?!
Po befasohem shumë, si nuk e quan lëndën në Gjykatën kushtetuse të Kosovës, akterët e zëshëm të PRONTO- mafisë dhe PANIT, e cila gjykatë ia dha 24 hekatar tokë kishës së Deqanit, që dikurë ishte kishë shqiptare, e pushtuar nga falangat kolonizues serbe, që ta shqyrtoi gjykata kushtetuse në fjalë, se ndërtimi pa lejen e pushtetit qendror të Kosovës, në lagjen Dielli të Zveqanit në Mitrovicën veriore, ishte i ligjshëm apo, po abuzohet skajshmërisht me ligjin e Kushtetutës së Kosovës?!
Ndoshta këta “babloka atdhetar”, nuk e konsiderojnë veprimin terrorist të bondave serbe që po veprojnë natë e ditë ta minojnë shtetin e Kosovës dhe ta terrorizojnë popullaten kosovare, më të rrezikshëm se sa veprimet e Kryeministrit Kurti, për ta mbrojtur rendin, ligjin, kushtetutën dhe popullatën multietnike të Kosovës, me shqiptarët mbi 90% të kësaj strukture popullore multietnike?! Nëse vërtetë mendojnë kështu bablokat në fjalë, i kisha lutë, sëpaku mos të flasin në Parlamentin e Kosovës, në emër të popullit shqiptar, e në emër të Kosovës e shtetit tësaj, sepse po ndjehemi të turpruar e të ternsionuar, kë e kemi patur në ballë të shtetit për 24 vite me radhë!
Si është e mundëshme për “bablokat atdhetar”, përmendur më lartë, ta konsiderojnë më të rrezikshëm veprimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, që po vendos rend e rregull në tërë teritorin e Kosovës dhe po e mbronë ligjin dhe kushtetuten e sajë, se sa veprimet e bandave kriminale e terroriste serbe, që po e synojnë ta marrin veriun e Kosovës, ta kolonizojnë atë pjesë me kolon kriminel e terrorist, të ardhur nga viset e ndryshme të ish serbo-Jugosllavis fashite e gjenocidale, me synimin që ta minojnë shtetin e Kosovës dhe ta terrorizojnë popullatën e saj miltietnike me mbi 90% e përbër me shqiptar?!
Si është e mundëshme për” bablokat atdhetar”, përmendur më lartë, të konsiderohet më i rrezikshëm veprimi i kryeministrit Kurti, që po përpiqet ta rikthej pas dy dekadave e gjysëm që ka pushuar lufta gjnocidale e Serbisë kundër Kosovë e popullit shqiptar, atë pjesë të popullatës shqiptare, nëpër shtipitë e nëpër tokat e veta, më të rrezikshëm se sa sa veprimin e bandave çetnike terroriste serbe, që i kanë djegë e shkatërruar shtëpit e shqiptarëve dhe për dy dekada me radhë po i pengojnë ata të rikthehen në trojet dhe në shtëpitë e veta?!
Nuk më mbetet gjë tjetër të them rreth këtij problemi e problemeve tjera të shumta që e kanë rrethuar Kosovën dhe popullin shqiptar, pos ti lutem Zotit: O Allah jep mend aty ku nuk ka! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!