Si Grenell dhe si Eskobar e gëzojnë mbështetjen arbitërare të opzitës kosovare

17. 03. 2024

Opozita e tanishme PDK, LDK, AAK dhe AKR, si kurë ishin në pushtet, si tani në opozitë u dëshmuan praktikisht para ndërkombtarëve e para popullit të vet, se i falin lehtë e pa mëdyshje trojet shqiptare, duke i vendosur edhe shtetit të Kosovës pyka të rrezikshme e kriminale, që të marrin nga ndërkombtarët vetëm ndoj fjalë përkrahse e miradie, posaqërisht nga ndërmjetësit europian e amerikan, në dialogun e pa barabart mes Kosovës e Serbisë , duke i dhënë asaj proiritet sikur ajo të ishte viktimë e Kosova, ndërsa xhelati i saj Kosova.

Për ta ilustruar këtë që e thash më lartë, mjafton të përmenden nënshkrimet bllanko në dëm të Kosovës e në favor të Serbisë nga akterët në fjalë, si nënshkrimi i marrveshjës mes demarkacionit me Malin e Zi, ku i humbi Kosova mbi 8200 hektar tokë, pa fituar asgjë, pos fjalë të thata përkrahëse e miradie nga ndërkombtarët, ashtu ndodhi edhe me nënshkrimin e marrveshjes mes demarkacionit me Maqedonin e Veriut, ku Kosova i humbi mbi 4000 hektar tokë në favor të Maqedonisë, pa fituar asgjë vet, amo bash asgjë!

Veprim kriminal e disfatik në dëm të Kosovës dhe shtetit të sajë, ishte nënshkrimi i marrëveshjes së asociacionit të komunave me shumicë serbe, ku i vuan pyka të rrezikshme e kriminale të ardhmes së shtetit të Kosovës, për ti favorizuar kriminelët serb, që ditë e natë punojnë, planifikojn e organizojn veprime terroriste kundër shtetit të Kosovës dhe popullates së sasj. Nënshkrimi i marrveshjes për ekstra teritor në favor të kishave ortodokse shqiptare, që u uzurpuan dhe u përvetësuan padrejtësisht me ndihmen e ndërkombtarëve, kur Kosovën e pushtioi dhe e kolonizoi Serbo-jugosllavia me kolonët serbo-malazez të ardhur në Kosovë nga viset e ndryshme Serbo-jugosllave.

Veprim kriminal e tradhti kombtare kundër popullates shqiptare ishte marrja e vendimit që tu paguhet rryma kriminelëve serb në veriun e Kosovës, për afër tri dekada me radhë. Marveshja për lejimin e gjykatës speciale kundër ushtarëve tanë çlirimtar e kundër shtetit të Kosovës, edhe pse Kosova i dha 15 mij viktima të pafajshme, dhe iu dhunuan 20 mij femra shqiptare nga fallangat qetnike të ushtrisë e policis serbosallave ortodokse, të cilët i vranë dhe i masakruan edhe 2600 fëmij të moshave të ndryshme.

Marrveshja për ndarjen e Liqenit të Ujmanit, përpjekjet për ndarjen e Kosovës me Serbin e me Shqipërin, që ti takoi veriu Serbisë, hambari i pasurisë kosovare, e Jugu Shqipërisë . Abuzimi me privatizimin e pronave shtetnore. Shitja e energjisë kosovare Turqisë për 20 miljon euro, në shfrytëzim për 90 vite. Korrupcioni, nepotizmi , krimi i organizuar ekonomik, shëndetësor, arsimor dhe juridik, vëllavrasjet për shkaqe politike e tj.

Të gjitha këto budallira e pisllyqe janë bërë në dëm të Kosovëse, shtetit dhe popullates së saj e në dëm të teritorit të atdheut tonë , gjithnjë duke varfëruar skajshmërisht popullatën dhe duke rrezikuar lirinë dhe shtetin e kosovës, për tu pasuruar vetë dhe pushtusit tanë! I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje