Vlresoni situatën tuaj ku ndodheni dhe pranojeni atë ashtu si është
16. 03. 2024
Vlersimi i situatës sonë nga një këndëvështrim sa më objektiv, na mundëson të heqim dorë nga emocionet negative dhe të çlirohemi nga presioni i tyre, që e bartim kot mbi supet tona. Po e bëmë këtë vlerësim të situatës dhe po e pranuam si të tillë gjendjen ku ndodhemi emocionalisht e motivisht, lirshëm shprehemi se jemi të bllokuar ende, duke i shtyer ditë të tëra punët tona për një projekt me vlerë të madhe, shkaku që nuk e kemi gjetur motivimin e duhur dhe të mjaftushëm për t’ia filluar punës rreth atij projekti me rëndësi të madhe përsonale, profesionale, familjare, shoqërore e kombtare. Gjëra të tilla na ndodhin shpesh!
Ndoshta nuk e kemi akumuluar sa e si duhet dëshirën, vullnetin, guximin, motivimin dhe dashurinë që të punojmë me vendosmëri në biznesin tonë qoftë përsonal e profesional, qoftë familjar e shoqëror dhe kombtar. Ndoshta kemi ngecur e jemi bllokuar sepse nuk dijmë se qfarë po dojmë, çfarë do të bëjm e si ta organizojmë punën gjatë jetës, nëpër raste të shumta organizative motivuse e demotivues, optimiste e pesimiste, stresuese e frikësuese, që dëshmojnë praktikisht, se jemi pesimist apo optimist, aktiv apo pasiv, Kurë ndjehemi të bllokuar i dramatizojmë gjërat, më shumë se sa ka nevojë dhe shpërqëndrohemi nga qëllimi kryesor, duke u frikësuar se nuk do tia dalim qëllimeve që ia kemi vuar vetit si detyrë.
Kritika ndaj vetës nuk na motivon por na demotivon.”Dhemshuria për vetën ka rezultuar përherë, të jetë më efektive për motivimin tonë”. “Ndjenjat na shërbejnë të na thojnë diçka, spse emocionet tona janë mënyra, se si reagon mendja dhe trupi ynë. Pra janë paralajmrues, se ne duhet të ndryshojmë diçka nga situata, në të cilën gjendemi. Nëse jemi në situatën që na mungonë motivimi, ndoshta do të thot se ne duhet:
-“të qartësojmë se çfarë dojmë në jetë, -të mbarojmë punët e paprfunduara, -të rregullojmë ambientin ku jetojmë, -të përqendrohemi në atë që na pëlqen ta bëjmë, -të largohemi nga aktivitetet që na shpërqëndrojnë, -të largojmë njerëzit toksik nga jeta jonë, -të kujdsemi më shumë për vetën dhe të qetësohemi”, sepse nuk është nevoja të mbajmë tërë peshën e botës mbi supe, peshë e cila është jashtë zonës së ndikimeve tona. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!