Të heqim dorë apo jo nga emocionet tona negative, që të lirohemi nga presioni i tyre
13. 03. 2024
Për ta kuptuar sa kemi hequr dorë nga emocionet negative dhe sa jemi liruar nga presioni i tyre, që e bartim kot mbi supet tona, është e domosdoshme ta bëjmë një këndëvështrim objektiv e sistematik të gjendjes sonë emocionale, që të konstatojmë në mënyrë sa më objektive përbërjen e tyre, negative apo pozitive, në botën tonë të brendëshme shpirtnore dhe emocionale. Vlerësimet e tilla emocionale dhe përcjelljen e tyre sistematike, shumica prej nesh e bëjmë pak të mos them aspak. Tregues i sakt i gjendjes sonë emocionale është përmbajtja e tyre negative apo pozitive, të cilat na udhëheqin gjatë jetës sonë dhe gjatë organizimit të proceseve të ndryshme jetëssore.
Duhet ta kuptojmë sa më parë, se emocionet tona komunikojnë me ne, nëse ne, jemi të vëmendshëm ti dëgjojmë dhe ti kuptojmë ato, se çfarë mesazhi emocional po na japin, pozitiv apo negativ, të cilat i ndjejmë dhe i përjetojmë fare kjartë gjatë jetës. Falë mesazhit të tyre, që na japin emocionet, ne kuptojmë se me cilat emocione po udhëhiqemi për momentin, pra po udhëhiqemi me emocione negative apo pozitive. Nëse udhëhiqemi përmes emocioneve negative, gjendja jonë shpirtërore karakterizohet me motivacion të ultë gjatë organizimit të poceseve të ndryshme jetësore, ndjehemi të zhgënjyer, depresiv, pesimist, të stresuar, deri në bllokim total të veprimeve tona.
Motivacioni i ultë na bënë të ndjehemi të zhgënjyer, depresiv, pesimist e të stresuar, i cili na bllokon ti kryejmë obligimet tona me rregull e si duhet, duke i shtyer ato sot për nesër e më shumë kohë, me javë, muaj e vite. Me një fjalë bllokim total të procesit organizativ të jetës sonë pësonale, profesionale, shoqërore, humane e sociale, kombtare e shkencore. Pra ndjehemi tërsishtë të pa aftë që ti kryejmë obligimet tona dhe të shpërqendruar nga qëllimet kryeore të jetës, duke u ndjerë se nuk do tia dalim kurrë të ecim në trend me kohën. Një gje e tillë nuk ndodhë kurrë, tek ata që udhëhiqen nga emocionet pozitive, të cilat i motivojnë për jetën, ua rrisin vullnetin, guximin, dëshirën dhe dashurinë për jetën e për punën, pa të cilat është e pamundëshme të mbijetoi motivimi tek njerëzit.
Kurë rritet motivimi, bie poshtë shumë demotivimi, kurë rritet demotivimi, bie poshtë motivimi. Pra këo dy procese emocionale vijnë shpejtë e rriten, po nuk u kushtuam vëmendje, po aq shpejtë ikun nga ne. Motivimi rritet sistematikisht duke vepruar për ti bërë realitet përceptimet, mendimet, bindjet, besimet dhe pikëpamjet përmes veprimeve tona, ndërsa demotivimi zvogllohet. Kur rritet demotivimi, zvoglohen veprimet tona së bëri realitet proceset psiko-emocionale që u pëmendën më lartë. Ta mirëmbajmë motivimin dhe ta rrisim e ta përsosim atë përmes veprimeve tona motivuese, që të mos na dominoi demotivimi në shpirtin, trupin dhe mendjen tonë I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!