Mos mendoni gjatë pa vepruar, se do e humbni motivimin për jetën dhe do bllokoheni

12. 03. 2024

Ata që nuk janë të motivuar gjatë jetës, do të ndjehen të bllokuar dhe pasiv ndaj saj, mbushur përplot shqetësime, stres e ankth në vete, të bllokuar për ti krye detyrat, që e mundësojnë ndryshimin, përparimin dhe përsosjen për të ekzistuar në jetë, sa më dinjitetshëm e sa më të begatshëm. Kurë ndjehemi të bllokuar, ndodh shpesh që ti harrojmë gjërat më të rëndësishme dhe të domosdoshme për ekzistencë, duke përfunduar në shqetësime, stres e ankth, më shumë se sa duhet. Kurë shqetësimet na rriten, motivimi na ulet, veprimet stagnojnë dhe bllokohen, duke menduar më shumë sesa duhet, pa vepruar fare. Populli thot: ” bënë mendë e rri në vënd”.

Të veprojmë e mos të rrijmë në vend, duke bërë mendë, më parë duhet ti përfundojmë detyrat, të cilat i kemi shtyer për shumë kohë duke bërë mend e duke qëndruar në vend, për shkak të neglizhencës sonë. Detyrat duhet ti përfundojmë në kohë dhe sa më parë, të mbushemi me guxim, vullnet, dëshirë e dashuri, duke e rritur sistematikisht motivimin tonë dhe këmbngulësin, që ti kryejmë detyra sipas radhës, vlerës dhe sipas rëndësisë që kanë ato për ekzistencën tonë jetësore.

Nëse lindë pyetja se cilat detyra duhet krye më parë apo me cilën detyrë të nisim veprimin tonë, e pyesim vetën:1.”Çfarë detyre duhet bërë, çfarë detyre nuk kam dëshirë ta bëj dhe çfarë detyre dëshiroi ta bëj?” Ia bëjmë me di vetës obligimet që i kemi parpara, 2. Nëse e bëj një detyrë tani, realizimi i cilës do të më bëj të ndjehem i çliruar dhe i lumtur? Pra bëjmë përzgjedhjen e atyre detyrave që na bëjnë të ndjehemi të çliruar, krenar e të lumtur dhe ato detyra që nuk na motivojnë e nuk na bëjnë të lumtur, nuk na çlirojnë dhe nuk na bëjnë krenar, i largojmë nga skena, apo gjejmë rrugë tjera, për ta motivuar vetën edhe për to që ti kryejm.

Nuk duhet të harrojmë për asnjë qast se motivimin e arrijmë përmes veprimit, ndërsa jo motivimin e arrijm përmes bllokimit të veprimit, duke bërë mend e duke qëndruar në vend e me duar lidhur kryq. Të ndihesh i pamotivuar ose në depresion apo zhgënjim, nuk të bënë njeri më të keq, se sa njeriu që ishe disa ditë më parë apo disa javë kurë ishe i lumtur dhe i entuziazmuar. Jepi vetës kohë, merre me të mirë vetën dhe me ngadal. Mos e vë vetën nën presion dhe qetësohu për një kohë. Motivimi dhe jo motivime vijnë e shkojnë. Po deshëm e kemi të kjartë rrugën se si motivohemi e si demotivohemi. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje