Njeriut nuk i kanë hije sjelljet e bishave të egra të pyllit, pos sjelljeve njerëzore
23. 03. 2024
Njeriu për nga natyra nuk është bishë e egër, kafshë, shpezë, zvarranik e as insekt. Pasi nuk qenka si i tillë, nuk i shkojnë natyrës së tij, as sjelljet e këtyre gjallesave që nuk i përngjajnë qenjes së arsyeshme njerëzore. E quditshme por e vërtetë, se edhe njerëzit disa sjellje i bëjnë shumë të egra, ndoshta edhe më të egra se sa bishat e pyllit! Për ta argumentuar këtë kualifikim aqë të rëndë për natyrën e njeriut, fatkeqësisht praktika gjithnjë e më shumë po e dëshmon, se vërtetë njeriu disa sjellje i ka më të egra, se sa sjelljet e bishave të pyllit! Kjo egërsi sjelljesh po dëshmohet në parlamentin e Kosovës dhe gjetiu, jashtë tij!
Siq ka thënë filozofi i njohur anglez Hopsi: ” Njeriu për njeriun është Ujk”! A nuk po dëshmohet praktikisht thënja e tij, edhe në ditët e sotit, se vërtetë sjelljet e njeriut kundër njeriut, qenkan edhe më të rrezikshme se sa sjelljet e ujkut dhe egërsirave tjera, ndaj gjallesave të pyllit?! Kjo nuk mohohet dot, sa do i rëndë të jet ky kualifikim për njeriun njeri, që të pranohet! Sa është njeri e sa jo një individ apo shumë sosh, besnikrisht tregon niveli i të përceptuarit, mendimit, bindjeve , besimit, pikëpamjeve dhe sjelljeve të tij, në raport me publikun, me të cilin është i rrethuar.
A nuk quhen sjelljet e njeriut kundër njerëzve, sjellje të egra ujku,, tigri, dhelpëre, ariu e sjellje tjera egërsirash të pyllit, që i masakrojnë gjallesat e pafajshme në pyllë?! Me siguri se quhen, sepse këto sjellje të egra të njeriut, shpeshherë ia tejkalojnë nivelit të egërsisë së sjelljeve të bishave në pyllë! Sjelljet amorale që i bëjnë njerëzit në dëm të tjerëve, si mund ti quajmë ndryshe, pos sjellje bishash të egërsuara nëpër pyje?! Në mesin e shoqërisë sonë, kemi apo jo njerzë amoral, mashtrues, vjedhës, rrenacak, dinak, të pabesë, kriminel, tradhtar dhe vrastar?! Këto sjellje individësh apo grup sosh, janë sjellje njerëzore apo sjellje bishash të egërsuara në pyllë?!
Si mund ti quajmë ndryshe sjelljet e fqinjëve tanë greko-sllav, ardhacak në trojet tona, pos sjellje egërsirash dhe bishash të egra nëpër pyje, që kanë kryer krim, vrasje, dhunim, terror e gjenocin kundër popullit shqiptar, i cili ka jetuar e jeton në trojet e veta të gadishullit tonë Ilirik den baba den dhe i kanë dhunuar me dhjeta e mija gra e vajza shqiptare, edhe i kanë përzën nga trojet e veta shqiptaret shekuj me radhë, që ta shlyjn nga harta e botës, kombin shqiptar njëher e përgjithmon. Si ti quajm ndryshe sjelljet e policisë dhe ushtrisë së Izraelit dhe Hamasit, që i demonstruan e po i demonstrojnë me forcë kundër popullatës palestineze e Izraelite, pos sjellje të egra bishash nëpër pyje, pa pikë morali, pa pikë humanizmi e pa pikë sjellje njerëzore në dëm të njerëzimit! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!