Të zgjedhurit nga vota e popullit, i bëjnë nderë vetit të manifestojnë sjellje të mira në Parlament

24. 03. 2024

Nëse i marrim shembull sjelljet e disa deputetëve që po i bëjnë në parlamentin e Kosovës, as përsëafërmi nuk i plotësojnë kriteret, që i posedon një përsonalitet i sjellshëm, i kulturuar, i respektushëm, i dijshëm, i matur, atëdhetar, i moralshëm, human e social! Po i qëndroi të vërtetës ky konstatim i imi, lindë pyetja, i duhen apo jo popullit, shtetit dhe atëdheut, kategori e tillë njerëzish, që në mendje, edukatë, në shpirt dhe në sjellje janë të mbushur përplot vese e arrogancë, përplot brutalitet e fodullëk, që synojnë me çdo kushtë të rikthehen në pushtet, edhe me dhunë po qe e nevojshme, të cilët arrogancen e vetë e treguan për dy dekada me radhë, sa ishin në pushtet!

Unë mendoj se kategori e tillë njerëzish nuk i duhen askujt, nuk i duhen shtetit, atdheut, as popullit, as familjes dhe as vetëvetës, pos që i shërbejnë marrëzive përsonale, karieriste, partiake, përmes korrupcionit, nepotizmit dhe krimit të organizuar ekonomik, shëndetësor, arsimor e juridik, ku përmes të cilave e shkatërruan shtetin, e varfëruan popullin dhe i qiten në treg pjestë më të mira të atdheut! Kjo që po e them tani është dëshmuar katërcipërisht në praktikë, që prej pas luftës së Kosovëe e deri në ditët e sotit! Ata që votojnë kategori të tilla njerëzish dhe ua mundësojnë me votën e vetë të vijnë në pushtet, barrën kryesore të fajt e posedojnë.

Një popull që nuk mëson nga gabimet përsonale, nuk i përmirëson ato dhe nuk e ndryshon vetën dhe mënyrën e të jetuarit, rrezikon ti përseriten edhe më shumë të kqijat, dëmet, krrupcioni, nepotizmi, krimi i organizuar ekonomik, shëndetësor, arsimor, juridik, përqarjet, vëllavrasjet dhe luftrat shkatërruese, siq iu përseriten popullit shqiptar për 2 mij vite me radhë, që nga pushtimi i Ilirisë e deri në ditët e sotit! Për këto dëme të mëdha që naj sollën shekujt e shumtë nëpër rrjedhat e ndryshme historike, fajin kryesor e bartim ne si popull, pos pushtusëve të ndryshëm që padrejtësisht iu sulen barbarishtë ti pushtojnë trojet tona, ta përzënë me dhunë popullin shqiptar nga trojet dhe nga shtëpitë e veta, të na vrasin, të na dhunojnë e të na poshtrojnë!

Të mbushemi mend o populli im i dashur, sepse mjaftë e kemi shkatëruar veten që 2 mij vite me radhë, pos shkatrrimit e gjenocidit, që na e sollën pushtuesit tanë të shumtë! I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje