Perceptimet tona nuk jane reale as objektive nen ndikimin e simpatise, antipatise dhe xhelozise
Emociopnet jane ato qe komunikojne me ne dhe ne duhet te komunikojme drejte me to. Po su morem seriozisht me menagjimin e emocioneve tona dhe po nuk komunikuam drejte me to, ato mund te vershojne mbi ne dhe te na mbulojne me erresire, duke naj mjegulluar proceset e ndryshme jetesore dhe njerezit gjate perceptimit tone.
Ne ato momente kur i vleresojme gjerat, proceset e ndryshme dhe njerezit nga kendveshtrimi i antipatise, duhet ta kemi te kjarte, se i perceptojme vetem anet e zeza te tyre. Antipatija deshem apo nuk deshem ne, nese mbeshtetemi nga ai kendveshtrim, doemos na imponon ti verejme vetem anet negative tek tjeret apo tek nje realitet te cilin e perceptojme dhe flasim per te e jo edhe perparesite.
Ndersa e kunderta e antipatise si emocion eshte simpatija dhe nese nisemi nga kondveshtrimi i saje, nuk na lejon, ti verejme tmetat e atyre qe i simpatizojme apo qe kemi leverdi nga ta dhe t`i verejme t`metat e ngjarjeve, proceseve e dukurive te ndryshme, shoqerore e shpirterore, qe i simpatizojme, i deshirojme dhe i dashurojme per leverdite tona personale.
Edhe antipatija edhe simpatija, na qojne drejte nje udhe e cila nuk ka dalje te mirfillt dhe ne fund na sjellin shqetesim e zhgenjim, qe i kemi mbrojte me kembngulje kendveshtrimet tona dale nga simpatia e antipatia. Per te shpetuar nga kjo dukuri negative, qe sjelle simpatia e antipatia gjate perceptimeve tona, duhet te bejme perpjekje te lirohemi sa ma shume nga to, qe t`i veshtrojme edhe te baradhat edhe te zezat gjate perceptimit te dukurive dhe proceseve, shoqerore e shpirterore dhe njerezve, sepse asgje ne kete bote nuk eshte aqe e perkryer apo aqe e mbrapambetur, sa te jete e mjaftueshme t`i perceptojme gjerat bardhe e zihe, sipas kendeveshtrimeve qe na imponon antipatia e simpatia.
Kurse ana tjeter emocionale e cila eshte edhe ma e deformuar se simpatia e antipatia, eshte xhelozia. Nese vuajm nga xhelozija, i kemi humbur te gjitha shpresat ne vlerat tona personale dhe mendojme, se te gjithe per rreth nesh po na konkurojne me vlerat e tyre, po na bllokojne tersisht frymarrjen tone te lirshme dhe nga keto kendveshtrime hipotetike e humbim besimin ne forcat tona, e humbim shpresen per jete te lumtur, e humbim shpresen se edhe ne posedojme vlera sikur tjeret. Per te shpetuar nga kthetrat e xhelozise, duhet ta kuptojme njehere e mire se te rralle jane ata njerez, te cilet jane tersisht pa vlera apo te perkryer tersisht. Andaj edhe ne edhe tjeret, i posedojme vlerat dhe tmetat tona, kush ma shume e kush ma pak dhe duhet te bejme perpjekje qe ti evidentojme vlerat dhe mangesite qe i posedojme, dhe tua apim rrugen e zhvillimit vlerave, e t`i eliminojme mangesite duke i zavenesuar ato me vlera.
Te gjitha keto kendeveshtrime qe u ceken me larte, jane kenveshtrime te rrejshme ne raport me ralitetin dhe ne raport me njerezit, per te cilet flasim.
Lexuesi im i dashur, nese deshirojme ti menagjojme mire e drejte emocionet, duhet te largohemi sa ma shume nga perceptimi i gjerave nen ndikimin e simpatise, antipatise dhe xhelozise, si defekte te renda gjate perceptimeve tona. Keto defekte te renda jane shkaktar qe na qojne drejte urrejtjes, drejte fyerjeve e kundershtimeve, drejte perqarjes mes individit e familjes, miqeve e shokeve dhe perqarjeve e keqkuptimeve ne raport me tjeret ne pergjithesi. Pra gjerat duhet shtruar dhe perceptuar sakt e drejte, ashtu siq edhe jane ne te vertete, pa u ndikuar nga simpatija, antipatija dhe xhelozija, si shkatare gati i te gjitha te kqijave qe na ndodhin gjate jetes. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!