Keshilla per jeten shkurt

Ne ato momente kur mesojme dhe edukohemi mire, se si t`i zberthejme thellesite e sekreteve qe fshihen prapa sjelljeve tona, i ndihmojme shume vetes te behemi më te njerezishem, më te sjellshem, më te sinqert, më te shendetshem e më te edukuar ne fushen e shendetit fizik, intelektual, moral, emocional, social e kombtar.

Derisa t`i ndeshkojme mekatet dhe te kqijat e keqberseve, me te gjitha mjetet e mundeshme qe i disponojme, pa e perjashtuar aske, qofshin ata politikan, klerik fetar, intelektual e qytetare te thjeshte, qofshin dhe fqinjet tane pushtues, do te jetojme ne gjendje te mjere e te varfur, ne gjendje te pushtuar, nesnshtruar e poshtruar, te burgosur, te dhunuar, te vrare e te perzene nga trojet tona, sepse asgje nuk pik prej qiellit dhe asgje e mire nuk na vije nga keqbersit e nga te huajte, po su perpoqem vete.

Jeta e Skenderbeut, Adem Jasharit dhe Nene terezes e ka marr formen e vete specifike, nga ajo me te cilen kane mesuar dhe jane edukuar, te kenaqen e te ndjejne krenari dhe te ndjejne dhimbje e turp. Ky mesim e edukim ishte i ndryshem per te trete, s`iq ishte e eshte i ndryshem edhe per njerezit tjere te botes dhe per ne shqiptaret, ne formimin e veprimeve dhe marrjes se vendimeve te ndryshme gjate jetes, per interesa personale, familjare, shoqerore e Kombtare.

Vertete, eshte i shemtuar perdorimi i kenaqesise personale duke u shkaktuar dhimbje tjereve, ne vende qe te ndodhe e kunderta, ta perdorim kenaqesine per veten e per tjeret, pa i demtuar interesat e askujte. Kjo veti e mire eshte e mundeshme per njerezit qe kane karakter te forte e te edukuar si duhet, qe kane ndjenja humane e kombtare dhe qe kane ego te socializuar ne nivel te duhur.

Krimet e ndryshme, ekonomike, shendetesore, edukative e arsimore, juridike, politike e fetare, nisin me shprehi te vogla negative, duke u rrite e perforcuar permes perseritjes se tyre, derisa te shnderrohen ne pasione. Pertaci, alkoholiqari, i droguari, amoralisti, vrastari, vjedhesi, mashtruesi, i korruptuari, lakmiqari, i pabesi, shpiuni, shpifesi dhe tradhtari, e nisin kete shemti te qoroditur ne fillim me nje shprehi te vogel, e dikur keto shprehi rriten e shumohen, perseriten e perforcohen derisa te shnderrohen ne pasione negative duke shkaterruar individin, familjen dhe kombin ne pergjithesi.

Nga gjendja e varfur shpirterore, emocionale e intelektuale, shumica prej nesh dhe shumica e popujve te ndryshem, e perkrahin ma shume ate qe e kane per momentin, se sa te marrin iniciativa te reja e t`i hyne rrezikut te nevojshem, per me i fituar ato qe i deshirojne dhe i meritojne gjate jetes.

Vullneti, guximi, deshira, dashuria dhe vendosmeria per te fituar dhe per te patur sukses ne rregullimin e qeshtjes sone kombtare, per ta formesuar jeten e fatin dhe per t`i marre nen kontrolle, mund te shfrytezohen vetem atehere kure te vendosim te ndergjegjesuar e seriozisht dhe te besojme forte, se asnje sfide, asnje problem, asnje pengese qe na dalin para, nuk mund ta gjunjezojne vendosmerine e ndergjegjesuar te shpirtit tone liridashes e atedhedashes, si popull e si komb.

Është e udhes te knaqemi sa here te marrim vendime, sepse ne çdo çast mund te ndryshojme pergjithmone rrugen e jetes sone dhe mund te na hapen dyerte e rrjedhes prej te cilave dalin te gjitha gjerat qe i kemi pritur më pare.

Nuk eshte mire te perqendrohemi ne dhembjet qe naj sjelle here- here pervoja jetesore, por te vazhdojme vendosmerisht me perqendrimin dhe veprimin drejte synimeve, qe ia kemi vuar vetit t`i realizojme, pa i perfille pengesat qe na dalin para.

Sado te volitshme qe mendojme se jane modelet e tjereve per ta ngritur veten e jeten ne fusha te ndryshme, sado qe ato modele i marrim si shembull dhe mund te na kursejne vite mundimesh e te na mbrojne te mos fundosemi ne ujvarat e jetes, jane disa momente te rendesishme qe duhet te marrim vendime, te cilat dallojne nga modelet e tjereve.

Te hysh ne bisedime me armikun, symbylltas, i papergatitur, i pabarabart dhe te marrish vendime te pandergjegjeshme, per qeshtje te ndryshme kombtare, humbja eshte e sigurte.

“Kam thënë se po qe se bisedohet me Serbinë, qoftë edhe për të ashtuquajturat “çështje teknike” , pa u bërë një përllogaritje e pasojave të luftës së tmerrshme në Kosovë, do të legjitimohet gjithë ajo që Serbia shkaktoi në Kosovë, me politikën shfarosëse ndaj shqiptarëve, të cilën e zhvilloi në mënyrë sistematike, të planifikuar dhe të vazhdueshme. Prandaj, ndeshja nuk duhej të fillonte nga “rezultati zero”, sikur asgjë të mos kishte ndodhur në Kosovë. Serbia nuk u kushtëzua me asgjë. Bashkësia ndërkombëtare nuk duhej ta fuste Kosovën në një rrugë, skaji i së cilës nuk shihet edhe sot. Ajo nuk duhej ta favorizonte Serbinë dhe, nga ana tjetër, të kërkonte konçesione prej Kosovës”. Dr. E. Stavileci, akademik

Aftesia e njerezve qe e ngrisin statusin jetesor dhe veten, permes perpjekjeve dhe marrjes se vendimeve ne menyre te ndergjegjeshme, eshte shume inkurajuse, premtuse dhe e suksesshme, per t`i quar perpara proceset jetesore.

Vladan Gjorgjeviqi me etiken e tije te ulte prej sllavi ne librin:” Shqiptaret dhe Fuqite e medha”, ofrone paragjykime e shpifje te renda prej nje snobi, njejte si ne librat tjere qe i kane prodhuar kunder shqiptareve qendrat e ndryshme “shkencore” sllave, duke i paragjykuar shqiptaret “si derra, që zhgrryhen në flligshti plehu e gjaku”, “ si të zhytur në sëmundje më të rënda të tokës dhe të mbërthyer nga zjarrmia e vrasjes, vetvrasjes dhe epsheve kanibaliste”. “Të harruar nga zoti e robi”, “ si krijesa të përçudnuara, qe na paskan ardhe drejtpërdrejt nga parahistoria njerëzore dhe i paskan pare tek mbaheshin me bishtin e tyre nëpër pemë”. Sipas snobistit Vladan Gjorgjeviq e viqeve tjere me etike te ulte sllave, shqiptaret paragjykoheshin si “egersira” dhe:” Egërsirat, doemos, nuk mund të kene gjuhë, histori, as figura historike, as shtet, as komb”. “Artin dhe ndjenjat njerëzore nuk i njihnin, as lirikën, as epikën.Të ndarë mes veti, atje ku ndaheshin në lashtesi ilirët dhe epirotët, gegët dhe toskët, te cilet kishin shkuar aq large në ndarje sa ngordhnin nga dëshira për të vrarë e zhdukur njëri- tjetrin”.

Ata qe e lexojne me vemendje Librin e “bardhe” te Vladan Gjorgjeviqit, “Shqiptaret dhe Fuqite e Medha”, shkruar me 28 janar 1913, do te kuptojne dredhite dhe dinakrite greko-sllave dhe perkrahseve te tyre, kunder ekzistences shqiptare dhe fallsifikimit te historise sone.

Vendimet qe i marrim se ku do ta perqendrojme vemendjen per te vepruar, vetedijen se çfare kuptimi kane gjerat e ngjarjet per ne dhe perqendrimin e potencialit tone intelektual e fizik, se çfare do te bejme per rritjen e rezultateve te sukseseve tona gjate jetes, e kontrollojne pa nderprere fatin, duke i mbajte frejte dhe timonin e tije ne duare tona.

Njerezit qe e kane te kjarte se çfare dojne, marrin vendime te guximshme dhe gjejne menyra t`i bejne realitet vendimet qe i marrin.

Vendosmeria, deshira, bindja dhe vullneti i forte i Familjes Jasharaj, i pa pare kund ne bote, ia nderroi epoken e shqiptareve permes luftes titanike dhe te guximshme ne Prekaz, duke ia bere me dije Serbise e serbianeve, se tokat shqiptare, me gjithe Sakrificen, i kane bijte e vete qe u dalin zot.

Nese nuk na pelqen puna jone aktuale, niveli i mardhenjeve me tjeret, menyra se si ndjehemi, menyra e marrjes se vendimeve dhe dukuri e gjera tjera qe nuk na pelqejne, mund t`i ndryshojme per te mire, te gjitha, per aq sa jane ne kompetencen tone. Nese vertete mesohemi te marrim vendime sa më shpesh per ta ndryshuar gjendjen tone, me te cilen nuk jemi te kenaqur, mund ta ndryshojme dhe t`i arrijme gjerat te cilat i deshirojme dhe ia kemi vuar vetit si qellim.

Marrja e vendimit per percaktimin e nje standardi themelor rreth mendimeve, bindjeve, qendrimeve, qellimeve e sjelljeve tona, per te jetuar me standarde jo te ulta, por te merituara, e ka te njejten fuqi, si per individin, si per familjen, si per organizatat punuse, si per organet politike, fetare, kulturore, qeveritare e shtetnore ne nivel kombtar dhe i shembe menyrat e sistemit te besimeve tona, per ta shfajsuar veten rreth gjendjes se jeteses jo te mire e te shemtuar.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje