Ti kthehemi vetevetes apo…
Thirrja ti kthehemi vetevetes, ne parim eshte thirrje mjafte e qelluar, nese kuptohet drejte, nese nuk deformohet me qellime te caktuara dhe nese nuk keqeinterpretohet per shkaqe te dryshme. Sa e kuptojme, si e kuptojme dhe a kemi vullnet te mire e mundesi ta kuptojme drejte kete thirrje, pa e deformuar parimin e saje universal e njerezor, eshte nje qeshtje me vete e cila duhet te diskutohet dhe analizohet ma gjersisht.
Ti kthehesh vetevetes, do te thote qe te nisesh ma pare nga vetevetja, per ta pare realitetin e botes tende shpirtnore, per ta pare nivelin tende intelektual, edukativ, moral, social e shendetesor dhe krahas kesaj te nisesh per te ndryshuar e permiresuar veten gradualishte duke i zavendesuar mangesite tuaja me perparesi. Pastaj mund te nisemi per ta pare edhe nivelin e realitetit te botes se jashtme e cila na rrethon.
Realiteti i botes se brendeshme personale dhe realiteti i botes se jashtme njerezore, jane te lidhur ngusht mes veti dhe jane produkt i te mirave dhe te kqijave te perbashkta. Kur e them kete po mendoi per virtytet dhe veset personale e shoqerore.
Eshte thene sa e sa here nga mendimtare te filozofise, sociologjise, pedagogjise dhe psikologjise, se individi, familja, shoqeria dhe kombi jane qeliza specifike qe e perbejne nje trup te perbashket, i cili nuk ka mundesi te egzistoi pa keto pjese dhe keto pjese te gezistojne si te ndara veqe e veqe nga tersia. Çdo perpjekje per ti trajtuar si te ndara keto pjese dhe te izoluara nga njera tjetra, jane perpjekje jo profesionale, sepse individi, familja, shoqeria dhe kombi jane produkt i njeri tjetrit edhe pse kane disa dallime mes veti. Individi, familja, shoqeria dhe kombi, e paguajne tagren e se keqes se njeri tjetrit dhe i vjelin frytet e rezultateve mes veti. Te nisesh nga vetevetja do te thote te marrish pergjegjesine, rrugtimin e duhur dhe hapat e pare e te sigurt qe te qojne drejte rrugtimit kah familja, shoqeria dhe kombi. Pa kete rrugtim nuk ka ecje te mbare, nuk ka zhvillim personal, familjar, shoqeror dhe kombetar, te cilat se bashku e mundesojne nje sukses me te pergjithshem dhe me te gjithanshem per te gjithe. Per ndryshe sukseset e izoluara personale e grupore, jane suksese te rrejshme dhe jo njerezore, suksese mashtruese e jo te begatshme, ne radhe te pare per ata qe e mbeshtesin kete menyre te suksesit, e ne radhe te dyte edhe ne dem te tjereve.
Shekspiri dhe shkrimtare e poete tjere, Zhan Poll Sartri dhe filozof, sociolog, pedagog dhe psikolog tjere botnore, kane mbete per gjithmone ne histori dhe i kane lene gjurmet e tyre ne jete permes analizave te shumta dhe veshtrimit kritik qe ua kane bere problemeve dhe veseve qoroditese individuale, familjare, fetare, shoqerore dhe kombetare. Keta burra dheu, ne kete menyre iu kane kethyer vetevetes dhe jane bere dige e madhe ne ballafaqim te pameshirshem, duke luftuar deformimet e ndryshme ne radhe te pare nga vetevetja si individ, familja, shoqeria dhe kombi.
Fale kontributit te tyre kolosal, ka mbete dicka njerezore tek tjeret, qe ti qojne perpara proceset analitiko-kritikuese, mbi problemet e ndryshme individuale e shoqerore. Pikepamjet e ketyre koloseve kane qene nje ballafaqim i fuqishem dhe kundershtim i rrepte, duke luftuar pameshirshem padrejtesite, keqeperdorimet, korrupcionin, amoralitetin, narkomanine e dukuri tjera devijante ne shoqeri. Te kethehesh nga vetevetja dhe te izolohesh duke heshtur para ketyre situatave divijante, do te thote ta luash lojen e djallit nen petkat e nje humanisti.
Per qudi ne kete kohe u ka ardhe shansa te shesin mende ata qe nuk kane per veti, te ndajne drejtesi ata qe jane te padrejte, te shesin patriotizem frikacaket, te filozofojne demagoget, te udheheqin me politiken ata qe nuk dine politike, te udheheqin me mjetet e informacionit sherbetoret e politikes, e shume e shume shansa, per ata qe nuk i meritojne shansat. Jam i bindur qe kjo shoqeri e jona ka njerze ma te formuar, ma human e ma te pergaditur profesionalisht, moralisht, politikisht e kombtarishte, qe ti mbulojne me kompetence fushat shoqerore e kombtare te cilat u permenden me larte. Vertete çdo gjo po grabitet padrejtesisht dhe po keqperdoret banalisht nga disa qe u ka ardhe shansa te manipulojne me pozitat e tyre qe nuk i meritojne ato pozita.
Buda theks te veqant u ka dhene mendimeve per problemet devijante te njerezimit i cili thonte:“ Se pari ne parim jeta njerezore eshte e paknaqeshme e pa fat; se dyti, shkaku per kete pakenaqesi eshte egoizmi njerezor dhe pangopesia; se treti, egoizmi dhe pangopesia e çdo njeriu merr fund kur gjitha deshirat dhe synimet e tije zhduken; se katerti menyra me e mire per tu larguar nga egoizmi dhe pangopesia eshte rruga e oktopodit(tetekembeshit): vezhgime te drejta, mendime te drejta, fjale te drejta, veprimtari te drejta, ushqim i rregullt, perpjekje te drejta, shqetesim i rregullt dhe enderrime te drejta“. Ndersa Konfuqie kishte kete mendim te arte:“ Besnikeri, dashuri dhe merak shpirtnor per te afermit. Ate qe nuk deshiron te ta bejne tjeret, mos ua bene ti atyre“.
Nje gje duhet ta kemi te kjarte te gjithe, se njeriu linde njeri nga prinderit e tije njerez. Njeriu nuk e linde qenin, ujkun derrin e tjere. Edhe keto kafshe qe i ceka e kafsh tjera nuk lindin njerez, por sojin e tyre. Baza trashiguese e ka fjalen e vete kryesore se bashku me rrethin njerezor. Njera pa tjetren nuk funksionojne dhe mbesin te zbrazta e te pakuptimta.
Lexuesi im i dashur kur ti kthehesh vetevetes mos u kthe qe te behesh ciceron i oborreve mbreterore, i pallateve shtetnore dhe i anarhive partiake, per interesat tuaja personale dhe per egoizmin tende te pangopur e te pa socializuar dhe humanizuar. Te lutem mos heshte si i vdekur para keqeperdorimeve, korrupcionit e deformimeve tjera qoroditese individuale, familjare, fetare, shoqerore dhe kombetare, sepse demet jane te perbashkta, qe do te kuptohen heret ose vone. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!