Gjerat dhe veprimet vleresohen dhe ndjehen sipas kategorise se gjallesave dhe kategorise se njerezve

Per derrat balta vlene më shume se sa uji i paster, sepse ndjehen ma komod ne uje te ndotur. Per gomaret kashta eshte më e vlefshme se sa ari, kashtes ia ndjejne shijen kurse arit jo. Per urithet më e vlefshme eshte erresira se sa drita, ne erresire ndjehen më komod kurse drita ua verbon syte. Per iriqet më te vlefshme jane therrat se sa bari i bute, ne bari te bute nuk ndjehen te qete sikur ne therra. Per atdhetaret më e vlefshme eshte vdekja per liri, se sa jeta ne roberi, atedhetaret nuk ndjehen komod ne roberi. Per tradhtaret më e vlefshme eshte jeta ne roberi e tradhtia, se sa vdekja per liri, ata ndjehen komod ne roberi e te trishtuar te vdesin per liri. Per te pandershmit më e vlefshme eshte amorali, paftyresia, se sa morali, besa dhe fytyra, te pandershmit ndjehen komod me amoralin, pabesine dhe pafytyresine e tyre. Per rrenacaket më e vlefshme eshte rrena, dallaverat e mashtrimet se sa e verteta dhe sinqeriteti, ata ndjehen më komod me rrenat, dallaverat dhe mashtrimet e veta. Per pertacet më e vlefshme eshte pertacia se sa puna, sepse ndjehen më komod me pertacine e tyre. Per te padijshmit më e vlefshme eshte padituria, injoranca, cinizmi, dinakeria, urrejtja e xhelozia, se sa dituria, mirekuptimi, bashkpunimi, respekti dhe dashuria ne raport me tjeret, ata ndjehen komod me veset e veta.
Lexuesi im i dashur, obligim i yni moral, human, njerezor e kombetar eshte, te kemi kujdese me vleresimet e ndjeshmerite tona, te mos na perzihen me vleresimet e ndjeshmerite e gjallesave te ndryshme dhe me vleresimet e ndjeshmerite e tradhtareve, te pandershmeve, te pa fytyreve, rrenacakeve, pertaceve dhe te paditurve. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje