Pasionet negative e pengojne zhvillimin e natyrshem individual, familjar dhe kombtar
Idindividi, familja dhe kombi qe mbulohen me shprehi negative, nuk kane perspetive jetesore dhe e shkaterrojne ate edhe veten. Pasionet e mira dhe jo te mira,”jane shprehi te formuara gjate jetes te cilat percillen gjithmone me emocione intenzive”.
Te posedojme jete individuale, familjare e kombtare sa më dinjitoze, humane, te begatshme e te lumtur, eshte mire te mbeshtetemi ne formimin e shprehive pozitive dhe t’i perserisim e perforcojme ato, sa me shume te jet e mundur, derisa te shnderrohen ne pasione.
Perseritja e shprehive pozitive apo negative qofshin ato, perforcohen ne vetedijen tone dhe kalojne ne pasione gjate jetes. Pasionet eshte shume veshtire te eliminohen nga koka, edhe pse e paguajme shtrejte haraqin e tyre kur ato jane negative, apo ua vjelim frytet e tyre kur ato jane pozitive. Krimet e ndryshme, ekonomike, shendetesore, edukative e arsimore, juridike, politike e fetare, nisin me shprehi te vogla negative, duke u rrite e perforcuar permes perseritjes se tyre, derisa te shnderrohen ne pasione. Pertaci, alkoholiqari, i droguari, amoralisti, vrastari, vjedhesi, mashtruesi, i korruptuari, lakmiqari, i pabesi, shpiuni, shpifesi dhe tradhtari, e nisin kete shemti te qoroditur ne fillim me nje shprehi te vogel, e dikur keto shprehi rriten e shumohen, perseriten e perforcohen derisa te shnderrohen ne pasione negative duke shkaterruar individin, familjen dhe kombin ne pergjithesi. Pasionet qe i formojme gjate jetes, te mira apo te kqija qofshin ato, eshte veshtire pastaj te lirohemi prej tyre. Po keshtu permes shprehive nisin edhe punet e mira njerezore qe nga perfitimi i diturive, respekti, toleranca, dashuria ndaj punes, vetepermbajtja, atedhedashuria, sakrifica per atedhe, per t`miren e kombit dhe per t`miren e njerezimit ne pergjithesi, e shprehi tjera pozitive, te cilat me kohen kalojne ne pasion.
Lexusi im i dashur, nuk e kemi veshtire te percaktohemi drejte formimit te shprehive pozitive, nese dojme, te cilat dalngadale kalojne ne pasione, po ashtu pozitive gjate jetes, ku pastaj do tua vjelim me krenari frytet e tyre. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!