Nuk eshte e mire frika ma e madhe per humbje se sa vullneti, deshira dhe guximi per fitore
Frika eshte ajo qe i pengon shumicen e njerzeve dhe i vë ne dyshim, te marrin apo te mos marrin iniciativa te ndryshme dhe vendime te ndergjegjeshme, per ta ndryshuar gjendjen e pavolitshme jetesore.
Kush tjeter i pengon njerezit dhe popujt e ndryshem ne pergjhithesi ta fitojne lirine, ta mbrojne atedheun, ta ngrisin ate e ta zhvillojne ne te gjitha fushat e duhura, perpos frikes se pa arsyshme qe e kane ma te madhe per deshtim e humbje, se sa vullnetin, deshiren, guximin dhe vendosmerine per arritjen e suksesshme te fitoreve.
Çfare na ndalon ta bejme atë qe e imagjinojme per nje jete më të mire dhe te dinjitetshme, çfare na ndalon, ti bejme realitet endrrat tona, perpos frikes ma te madhe per humbjet e deshtimet, se sa vullneti, deshira, guximi e vendosmerija te marrim vendime te ndryshme e te ndergjegjesuara drejte fitoreve e realizimit te deshirave tona.
Edhe pse i dijme dhe i kuptojme shumicen e vendimeve tona, nese i praktikojme gjate jetes, ato do te na sjellin kenaqesi, lumturi, krenari e begatij dhe do t`i bejne realitet vizionet, endrrat dhe synimet tona, por per qudi prap nuk i prektikojme shkaku i frikes ma te medhe rreth deshtimit, se sa e kemi vullnetin, deshiren, guximin e vendosmerine, per sukseset e fitoret e ndryshme. Nga kjo veti e ulte dhe qyqare i humbim shume shansa qe naj ofrone jeta.
Nga gjendja e varfur shpirterore, emocionale e intelektuale, shumica prej nesh dhe shumica e popujve te ndryshem, e perkrahin ma shume ate qe e kane per momentin, se sa te marrin iniciativa te reja e t`i hyne rrezikut te nevojshem, per me i fituar ato qe i deshirojne dhe i meritojne gjate jetes.
Lexusi im i dashur, nese nuk rrezikojme, kurr nuk fitojme, sepse jeta” ose eshte nje avanture e guximshme ose nuk eshte asgje”. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!