Nje betej kunderthenese ne mes shqiptareve ne baza fetare e politike
E tere kjo betej ne mes shqiptareve per te miren e kombit apo jo, po me duket qe po merr kahje drejte thenjes, m`rrove e t`rrova, por briskun e berberit e perdorem, per ta rruar njeri tjetrin ne mesin e kombit tone. Sa e sa berber e kane mpreh briskun e tyre, qe ta perdorin shqiptaret per ta rruar e pergjakur njeri tjetrin ne mes veti. Briskun me te mpreht per ne shqiptaret e mprehu evropa e cila i krijoj shtetet greko-sllave ne tokat e paraardheve tane. Po me kete brisk , po kjo Evrope, ne raport me shqiptaret po sillet njejt qe 2000 vite me radhe. Kur e them kete, po mendoi se po kjo evrope krijoj kombe te cilat nuk ishin as afer skenes kombetare, ne dem te kombit tone, duke krijuar kombin serb, kombin maqedon, bullgar, kombin malazez dhe at grek ne shtepine tone. Po kete brisk, me ndihmen e Evropes dhe Rusise e ka mprehur shekuj me radhe edhe Turqija,Serbija, Bullgarija, Maqedonija, Mali i Zi, si vegla manipuluese te Evropes dhe Rusise , per interesat e veta, ne dem te qeshtjes se shqiptareve. Sipas mendimit tim personal, kjo eshte e verteta. Ne nuk duhet si individ, si familje dhe si komb, ta perdorim me duar tona kunder nesh, briskun e berbereve, qe aqe shume e kane mprehur pushtuesit tane, ta rruajm njeri tjetrin dhe ta pergjakim pameshirshem, duke mos bere asgje te ndershme pere kombin, perpos qe po ia ulim autoritetin, po ia shkatrrojm unitetin dhe po i apim guxim pushtueseve tane, qe te na turren, pa na logoritur se mund te bejm nje rezistence te forte unike kombetare, derisa te perfundon plotesisht zgjidhja e qeshtjes sone te perbashket si komb.
Kjo betej kunderthenese poloitiko-fetare ne mes nesh, ka vu para vetit interesat personale e aspak kombetare, duke u njejtesuar si komb here si krishten e her si islamik, te ndar ne grupe e fraksione qe i fryjn zjarrit nga te gjitha anet, ne dem te unitetit dhe ne dem te qeshtjes sone kombetare. Te njejten gje po e bejn edhe partite politike qe kane deshire ta uzurpojne pushtetin dhe ti rregullojn problemet e veta personale. Te dyja keto fronte qe i kemi hapur ne mesin e kombit tone, nuk e kane per qellim aspak qeshtjen kombetare, por ate personale, duke u qierrur ne baza politike e ne baza fetare, kunder njeri tjetrit e kunder kombit tone.
E tere kjo situate alarmante ne mes te kombit tone, po e nxjerr ne shesh pyetjen, si mund te shkojm ne Evrope ne shqiptaret, pa e zgjidhe perfundimisht qeshtjen tone kombetare?! Pa e zhvilluar ekonomin, arsimin, shendetesine, drejtesine, ushtrine, policine, qe te barazohemi me si motrat shtete ne evrope?! Si mund te shkojm ne Evrope pa e ndaluar korrupsionin, familjarizmin ne punesim, punesimin ne baza partiake, shkollimin po ashtu ne baza partiake e ne baza familjare?! Si mund te shkojm ne evrope pa e ndaluar trafikimin me qenje njerezore, pa e ndaluar prostitucionin dhe trafikimin e substancave narkotike, pa e ndaluar uzurpimin dhe keqperdorimin e pasurise shoqerore e kombetare?! Si mund te shkojm ne Evrope, kur gjysma e kombit eshte e pushtuar nene pushtuesit greko-sllavo-ortodoks?! Nuk shkohet ne Evrope vetem duke mbushur gojen me fjalen Evrope.Nuk shkohet ne Evrope me analfabet politik, me fetar fanatik, me politike, shendetesi, arsim, ekonomi, drejtesi e polici te korruptuar deri ne dhemb. Nuk shkohet ne Evrope me kuisling e puthadoresh te pushtueseve tane. Ndoshta Evropes keshtu i konvenon, por ne shqiptareve per shtati nuk po na shkon dhe nuk duhet te biejm pre e atyre qarqeve qe kane deshire per ne, kurr mos me na pa si komb i cili i kemi rregulluar punet tona, sikur kombet tjera ne Evrope.
Lexuesi im i dashur ne Evrope duhet te shkojm pasi ti rregullojm qeshtjet tona kombetare dhe punet e mbredeshme organizative shtetnore.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!