Mos shkil mbi nderin dhe kontributin e tjereve qe te dukesh vet më i ndershem e më kontributdhenes
5. 01. 2021
Eshte veprim shume i ulte te shkelim mbi nderin, kontributin, sakrificen, gjakun, dhe lavdin e tjereve qe te dukemi vete më te mire se ta.
Ata qe vuajne nga kompleksi i ndergjegjes se vrare, moralit e dinjitetit te ulte, dinakerise e cinizmit qe e posedojne, bejne perpjekje te parreshtura dhe perdorin çdo mjete per t`ua lene nen hije lavdin, nderin, kontributin dhe krenarine qe e posedojne tjeret, te duket ne skene më shume, lavdi e krenaria e tyre, edhe pse nuk i posedojne ato ne nivel te duhur apo nuk i posedojne fare ato vlera.
Ky veprim i ulte, e tregon ate pjese te unit primitiv te atyre e cila thote:” Shikomni e degjomni mua, se ate qe e them nuk e luan topi”. “Une jame i veçante”, “ketu kullem une e jo tjeret”. “Ajo qe e them dhe e beje eshte me vlera më te shumfishta sesa ajo qe e thone dhe e bejne tjeret”. “Kontributi dhe arritjet e mija jane më te vlefshme sesa kontributi dhe arritjet e tjereve”, e shume marifetlleqe te ketije niveli te ulte dhe qesharak.
Egoja e ketyre rrembyseve te nderit, kontributit, lavdit dhe krenarise se tjereve eshte ajo pjese e deformuar shpirterore qe ka deshire dhe bene perpjekje me çdo kushte, të bije ne sy te opinjanit, te degjohet e te rrespektohet nga opinioni dhe te konsiderohet si ma i veçanti ne mesin e tjereve dhe si i vetmi, edhe pse keto perpjekje i bene ne deme te kontributit, nderit dhe lavdit qe e posedojne tjeret edhe më shume sesa ai.
Veprimi i tille dhe i qoroditur i ketyre rrembyseve, më shume ua ule nderin, moralin, kontributin dhe lavdin atyre , nese posedojne sado pak, sesa qe ua rrite ate.
Per ta ruajt nderin, kontributin, lavdin dhe krenarine aq sa e posedojme , nuk eshte mire te bejme perpjekje te shkelim dhe tua fshehim kontributin e tjereve, sepse pozicionohemi ne piken më te ulte njerzore dhe e pasqyrojme veten sesa poshte kemi ra, sesa te pakarakter jemi dhe sesa shkaterrim e deme te medha i kemi sjelle e po ia sjellim atedheut, popullit dhe shtetit te cilit i takojme! I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!