Mos i kritiko tjerët për të ligat dhe t’metat që i posedon edhe vetë, sepse bëhesh qesharak
16. 05. 2024
Të menqurit kanë thënë:” Nga fjala e thënë dhe puna e bërë, në mes e ka një det të tërë”. Ky mendim i thënë, i shkonë përshtati shqiptarëve! “Më shumë vlenë një shembull i mirë se sa 1000 fjalë të tilla” Edhe ky mendim po ashtu i shkon përshtati shqiptarëve, sepse ne flasim shumë e bëjmë pak për veti dhe më pak për tjerët!
Intelektualët e sinqert kur flasin për dukuritë negative të shoqërisë, mes të cilës jetojnë, vetë e familjet e tyre, me asnjë kusht nuk duhet ti maskojnë dukurit negative që i posedojnë ata dhe familjet e tyre, edhe pse është e vështirë tia heqish maskën vetit me të cilën maskohesh para publikut gjatë jetës.
Edhe për këtë kanë thënë të menqurit: ” Nisu nga vetëvetja dhe shih, ke dukuri negative apo jo, nisu po ashtu dhe nga familja të cilës i takosh, pastaj fol lirshëm për negativitetet e tjerëve dhe familjes së tyre, me kërkesën që të ndryshohen negativitetët dhe të zavendësohen ato me të mira njerëzore”!
Këtë vlerë kam frikë se, pak e zbatojmë në jetë, ne intelektualët shqiptar dhe qytetarët në përgjithësi! Edhe rreth kësaj frike populli ka thënë: ” Më parë shih t’metat tua, e pastaj ke të drejtë ti shohish edhe tmetat e tjerëve”! Po se bëre këtë, mendimet, bindjet, besimet dhe pikëpamjet që i manifeston ndaj tjerëve, pak u besojnë tjerët, të mos them aspak!
Po si rregullove punët tua më parë, do të bëhesh qeharak të përpiqesh tua rregullon punët e tjerëve! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!