Mos e pyet se çfarë beson, por kqyrja punën që e bënë-N.F

23. 09. 2024

Kjo thënje e urtë sugjeron se veprimet dhe puna e një përsoni apo shumë sosh, tregojnë më shumë për mendimet, bindjet, besimet dhe pikëpamjet e tyre, se sa fjalët apo deklratat e thata para opinionit. Në vend që të pyesim se çfarë mendon, beson, në çfarë bindet dhe cilat janë pikëpamjet e dikujt, duhet tua shikojmë sjelljet e tyre, për të kuptuar se si ata veprojnë në realitet.

Kjo thënje e urtë thekson edhe rëndësinë e konseguencave dhe veprimeve reale mbi fjalët e thjeshta që i thurim për lavdet tona, duke maskuar vetën para opinionit, ata që jemi në të vërtetë. Veprimet dhe punët tona, tregojnë më shumë e më realisht për bindjet e vlerat që i posedojmë, se sa fjalët e deklaratat që i shpërndajmë në opinio duke i thurë lavde vetës.

Njeriu mund të bëjë përpjekje për tu maskuar para opinionit për shkaqe të ndryshme. Një nga arsyet mund të jet frika e përballimit me kritikat ose vlerësimet negative nga tjerët. Në disa raste njerëzit mund të përpiqen të paraqiten në mënyrat sa më të favorshme, për të fituar mirënjohje ose pëlqimin e tjerëve, meritë e pameritë, pa e menduar mirë se mund tu ndodhin konseguenca të shumta gjatë jetës, pasi qëndrojnë nën maskën e një përsonazhi të rremë, duke hasur në vështirësi gjatë ruajtjes së imazhit gënjeshtar, duke u përballur me sfida dhe konflikte që dalin në dritë herët ose vonë, kurë të vërtetat e tyre dalin në shesh.

Duhet të mendojmë mirë gjatë jetës, të mos fshihemi pas maskave, sepse herët ose vonë realiteti ua zhvesh maskat njerëzve të maskuar, duke i lakuriquar ata se kush janë në të vërtetë!

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje