Ai që hiqet i madh dhe mbahet i rëndë, e ka mendjen e vogël e të lehtë si pendë-N.F
24. 09. 2024
Kjo thënje e urtë e Naim Frashërit ka një domethënje të thellë që lidhet me përsonat, të cilët janë tepër egoistë dhe matrialistë. Thënja në fjalë, sugjeon se ata që tregojnë një imazh të fortë, të madh dhe të rëndë, në të vërtetë kanë një mendje të vogël dhe të lehtë si pendla shpezësh. Po ashtu kanë emocione të shpejta reaguse, të cilat ia marrin tërsisht pushtetin e arsyes individëve mendje lehtë. Kurë marrin valë emocionet struket në një qoshe arsyja, kurë bie poshtë vrulli i tyre, ndriqojnë vëndet e errta rrezet e arsyes.
Kjo thënje nënvizon edhe përsonat që janë shumë të fokusuar në pamjen e tyre të jashtme dhe në pasjen e gjërave matriale, zakonisht kanë një mungesë thelbësore të ndërgjgjësimit dhe të kujdesit për tjerët. Kjo kategori njerëzish mund të jenë të varur prej imazhit dhe pasurisë së tyre, duke harruar tërsishtë solidaritetin dhe ndihmen ndaj tjerëve. Shkurt shprehur, përsonat egoistë dhe materialistë, që shfaqin një imazh të fortë dhe të rëndë janë mendjelehtë dhe u mungon ndërgjegjësimi për të tjerët.
Kategoria e këtyre njerëzve, nuk shohin përtej nevojave dhe sfidave të komunitetit dhe tjerëve, mes të cilëve jetojnë, ata preferojnë të jetojnë në një botë të mbyllur ku vetja dhe përfitimet përsonale janë prioritet kryesor. Mungesa e ndërgjegjësimit për tjerët dhe mendjelehtësia shoqërohet me një nivel të lartë të individualizimit dhe pa aftësisë për të kuptur nevojat dhe sfidat e tjerëve. Sa shumë vuan shoqëri jonë prej këtyre mangësive pa të cilat ska zhvillim e përparim individual, familjar, kolektiv, shoqëror e kombtar.
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!