Mendo ashtu qe te jesh i lumtur
Për aq sa bëjmë përpjekje që të gjejmë mënyrën e mendimeve të cilat na mundësojnë të gëzohemi, po për aq edhe do të gëzohemi, e do të kemi një jetë të lumtur. Mënyra se si mendojmë, pasqyron mënyrën e sjelljeve tona dhe mënyrën e jetesës.
Secili prej nesh e don një jetë të lumtur, por mënyra e mendimeve tona shpeshëherë e shkakton hidhërimin, zemërimin dhe jetën e palumtur edhe pse askush prej neve nuk e don atë.
Do të ishte në menqurinë tonë që të kemi kujdes të shtuar, se cilën mënyrë të të menduarit po e zgjedhim gjatë jetës.
Mendimet tona varen nga mënyra e ndijimit dhe përceptimit të realitetit të botës së jashtme i cili gjendet përreth nesh dhe realitetit të botës se brendshme, brenda nesh. Se në cilën mënyrëiI përceptojmë këto dy realitete, varet nga shumë faktorë: fizik, shpirtrorë e shoqërorë.
Po nuk patëm kujdes në forcën e ndikimit të këtyre faktorëve, shpeshëherë biem viktimë e iluzioneve tona gjatë ndijimit e përceptimit të njerëzve, gjësendeve, ngjarjeve, dukurive dhe proceseve të ndryshme natyrore, shoqërore e atyre psiko-nervore. Nëse biem nën ndikimin e iluzioneve, formojmë paragjykime apo mendime e bindje të gabuara për realitetin natyrorë, shoqërorë dhe atë psiko-nervorë të cilat nshkaktojnë një kaos të madh emocional përplot shqetësime, tensione, brenga duke na bërë jetën plotësisht të palumtur.
Ndër faktorët fizik që mund të na përvidhen në mënyrën e të përceptuarit iluzorë janë: pozita, forma, madhësia, përmbajtja, ngjyra, afëria, largësia, lartësia, lëvizja dhe koha në të cilën ngacmojnë këta faktorë.
Kurse ndër faktorët psiko-nervorë e shoqërorë janë: motivet biologjike dhe motivet social-psikologjike, emocionet e këndshme dhe të pakëndshme, vullneti, dëshira, aspirate, qëllimi dhe qëndrimi ynë e ai shoqëror.
Nëse e kemi të kjartë forcën e ndikimit të këtyre faktorëve në mënyrën e ndijimeve, përceptimeve, mendimeve, bindjeve, sjelljeve dhe veprimeve tona, do ta rrisim vigjilencën tonë që mos të nënshtrohemi ndaj ndikimeve iluzore që mund të rrjedhin nga faktorët e lartëpërmendur.
Të përceptosh në gjendje urie, edhe gjellën e pazier e përcepton të shijshme, posa të ngopesh kupton se gjella është e pazier. Nëse përcepton nën ndikimin e motivit seksual, gjinia e kundërt të duket më madhështore. Po përceptove në gjendje hidhërimi e zemërimi, edhe miqtë më të dashur nuk të duken si më parë. Nëse përcepton në stinën e dimrit, jeta të duket plot acar, e nëse përcepton në pranverë, jeta të duket plot beharë. Nëse e përcepton një airoplan mbi 2000 metra lartësi, hamendesh a është airoplan apo ndonjë gje tjetër duke fluturuar. Në dasëm koha ikën shpejt, kurse ne burg minutat duken orë të tëra. Nëse i përception të dashurit tuaj, nuk ua vëren të metat. E ata që nuk i don, nuk ua vëren përparësitë, e tjera e tjera gabime të mundshme që mund të na qojnë drejt mendimeve te cilat prodhojnë një jetë të lumtur apo të palumtur.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!