Korikula te ” reja” mbi tekste e literature te vjeter shkollore
Mesuesit e shkolles shqipe ne Kosove kane ra ne pike te hallit, duke aplikuar korikula te “reja” me te njetat tekste e literature e cila ka me teper se dhjete njezet e me shum vite qe perdoret ne edukim e arsim te gjeneratave tona. Po ashtu kane ra ne pike te hallit sepse shume tekste mesimore neper lende te ndryshme edhe nuk ekzistojn fare, qe ti pergjigjen kerkesave te korikulare ne nivel te kosoves. Per realizimin e ketyre kerkesave neper shkollat tona, mungon edhe rrejeti kompjuterik ,qe te lidhen nxenesit dhe arsimtaret me korikulat ne nivel te ministrise ,per te gjetur matrial punues dhe ti kordinojne punet edukative mesimore nga niveli me i larte deri tek niveli shkollor, qe mos te punohet ne anarhi, secili sipas deshires se vete. Korikulat e Kosoves e kane bere nje sallate ruse ,duke perzire lloj lloj gjethesh ne sallate, per tia shtuar shijen sallates, edhe pse konsumuesi i saje ka pak shije per te, sepse gjella kryesore eshte po ajo qe ishte me pare, perpos perzhitja qe po i behet sallates eshte ndryshe. Ne korikulat e Kosoves, pa asnje metodologji hulumtuese pedagogjiko-psikologjike, disa lendeve ua kane rrrite fondin e orve,e disave ua kane zvogluar deri ne permasa qesharake ,qe mos te them edhe te turpshme, e dredharake, duke minuar ndikimin edukativ e mesimore te tyre e disave duke ua shtuar kompetencat. Po ato tekste qe i kishim me pare, po perdoren edhe tani, duke krijuar habi tek mesimdhenesi, se cka duhet me zgjedhe e cka me lene dhe cka duhet me shtuar nga lenda e tij mesimore, e cila eshte shkrire ne fusha korikulare. Mos te flasim per mundesite e nxenesit qe jane edhe me te vogla, ta gjejne veten ne keto kerkesa befasuese dhe te pa kordinuara fare. Ne korikula parashihet qe te perdoret literatur e shumanshme per procesin mesimor, te perdoren mjete te shumta mesimore edhe pse shkolles sone po i mungojne karrikat dhe bankat qe te ulen lirshem ne to nxenesit tane, ku jane te grumulluar deri ne 50 e ma shume vete ne nje klase. Edhe pse shkolles sone po i mungojne kabinetet te cilat ne shume shkolla kane mbete te zbrazta, pa mjete mesimore. Edhe ato pak mjete qe ekzistojne neper disa kabinete, pak ose aspak perputhen mundesite qe te perdoren ato sepse bijne ndesh me literatyren dhe tekstet shkollore qe u ka skaduar afati i perdorimit. Ne korikula preferohet qe te behet pune ne grupe, kurse ora mesimore zgjate vetem 40 minuta, edhe pse punes ne grupe minimumi i duhet kohe deri ne 120 minuta, qe vertet te punohet sipas standardeve te reja mesimore. Ne krokule parashihet edhe menyra e te notuarit te nxenesve tane, kurse mundesit tona jane shume te vogla, qe te bejme testim e cilesim real te nxenesve tane, qe mos te them testim e cilesim kopjues ne permasa tragjike, pa kurrfar kriteri pedagogjik e psikologjik, qe e kerkon cilesimi dhe vleresimi bashkohor permes testeve e permes menyrave te ndryshme te notimit dhe cilesimit.
Lexuesi im i dashur, qenka shume e demshme per arsimin dhe edukimin tone dhe shume e mundimshme per mesimdhenesin, te bejm korikula te “reja” mbi tekste e literatur te vjeter shkollore, ne mungese te kabineteve e mjeteve mesimore, ne mungese te hapsires shkollore ne mungese te literatures e doracakeve professional te mesimdhenesit, ne mungese ne mungese te librave shkollor dhe te stervjetruar, ne mungese te higjenes dhe rendit shtepiak ne shkolle e shume mangesi tjera. I juaj, mesuesi Isë.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!