Nuk eshte mire ti behemi krah egoizmit karierizmit urrejtjes dhe xhelozise

Nder shemtite me te medha tek njeriu eshte egoizmi, karierizmi, xhelozia dhe urrejtja. Shemtite qe po shfaqen dita dites tek politikanet, intelektualet dhe tek kleriket fetar, po i shkaktojne deme te pa riparueshme dy shteteve dhe kombit shqiptar.
Keto shemti te qoroditura  kane preke majat me te larta te pangopesise se tyre, duke vuar veten ata  ne epiqender, pa menduar se kane pergjegjesi morale, intelektuale, politike, fetare e kambetare para shtetit e kombit. Pa menduar se sa shkaterrimet, sa varferine e sa perqarjen po ia sjellin vendit, e kombit ne pergjithesi.
Keto shemti ua kane verbuar syte atyre dhe defurmuar shpirtin e karakterin. Nga ky deformim, nuk e kane ndermend te shohin me teper se sa i kane hundet e tyre te gjata, qe te kuptojne se çka po ndodh rreth e perqark trojeve shqiptare, nga ana e pushtueseve tane greko-sllave, qe mos te them se po e hedhin te njeten valle me ta per interesa te veta e ne dem te tjereve.
Shemtite e permendura ma larte tek ata, e kane pruar gjendjen deri ne ate nivel, qe te kacafyten mes veti per interesa personale, sikur te benin lufte me pushtuesin per ta mbrojte vendin, pasurine e tije, per ta mbrojte nderin dhe gjakun e atyre qe e dhane jeten per liri e per pavaresi, per ta mbrojte ardhmerine dhe nderin e kombit ne pergjithesi.                                                                                                                                                                                      Kjo shemti  ka shkuar aqe large tek ata, sa qe nuk po i lejone ti hetojne synimet e pushtueseve tane, qe po naj kthejne car llazaret, car millutinet, car dushanet dhe po na tregojne se ketu ishim dhe ketu do te kthehemi, ishim pushtues e pushtues do te mbetemi. Nuk i hetojne synimet  se pse po naj bllokojne librat e shkolles shqipe dhe po na tregojne se nuk do ti lejojme femijet shqiptare te mesojne per historine e vete, per herojte e shumte te kombit dhe per Adem Jasharin e familjaret e tije, Legjende e trimerise shqiptare.
Lexuesi im i dashur , nuk eshte mire ti behemi krah egoizmit, karierizmit ,xhelozise dhe urrejtjes mes nesh e ne dem e te kombit, nese deshirojme te shpetojme nga fundosja e perjetshme si komb. I juaj, mesuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje