Trajnimet e punetoreve te arsimit dhe reformat ne arsim ne dore te jo profesionisteve
Nese me trajnimet e punetoreve te arsimit kuptojme paisjen e tyre dhe aftesimin qe ti perdorin ne menyre sa me efikase metodat, format dhe teknikat e ndryshme bashkohore, per ta organizuar nje proces mesimor sa ma efektiv, sa ma produktiv, sa ma te kjarte e sa ma te kuptuehsem per nxenesit. Nese me keto trajnime kuptojme aftesimin e pergatitjen e punetoreve te arsimit se cilat forma, cilat metoda, teknika e mjete, duhet te perdoren per cilesimin e nxenesve dhe notimin e tyre, nese me kete trajnim kuptojme aftesimin e punetoreve per perdorimin sa ma efikas te mjeteve mesimore, literatures, teksteve shkollore, doracakeve keshillues metodik dhe menyres se si te bashkpunohet me nxenes e me prinde te nxenesve, duhet ta kemi te kjarte sa me pare se, profesionistet me te pergatitur dhe me kompetet per ta organizuar e per ta udhehequr kete proces edukatiovo-mesimor jane pedagoget, te cilet gjate gjithe periudhes se tyre te studimeve, merren ne menyre te organizuar e ne menyre shkencore me hulumtimin, kuptimin, zbulimin dhe organizimin e formave, metodave dhe teknikave ma bashkohore te organizimit te procesit edukuativo-mesimor ne shkolle.
Fatkeqesisht ky proces me rendesi jetike per edukimin e arsimin tone po organizohet dhe po udhehiqet nga ata te cilet mese paku jane profesionalist, kompetent e te pergatitur per ta marr ne pergjegjesi nje barre kaqe serioze e kaqe te rende mbi supete e veta. Nuk behet pune efektive, nese organizimi dhe udheheqja e trajnimit te puntoreve te arsimit behet permes biologeve, matimaticienteve, fizicienteve, gjeografeve, historianeve, ekonomisteve dhe nje numri jo profesionistesh, qe gjate pergatitjes se tyre profesionale ne studime jane marr me qeshtje krejtesisht tjera , qe nuk kane te bejne me procesin ne fjale.
Po keshtu po ndodhe edhe me reformimin e arsimit dhe hartimit te ashtuquajtur Korikulat e Kosoves, po keshtu po ndodh me hartimin e perpilimin e teksteve shkollore e literatures ndihmese, po keshtu po ndodhe me pergatitjen e doracakeve udhezues metodik per arsimtare dhe testeteve per testimin e nxenesve. Komplet pergatitje nga dora e mendja e atyre qe nuk jane te pergatitur profesionalisht per kete qeshtje. Nese me reformim kuptojme ndryshimin e gjerave te vjetruara ne arsim dhe zavendesimin e tyre me ato te rejat, nuk mund ta bejn kete dytyre kaqe serioze, militantet partiak qe nuk e kane pergatitjen superiore profesionale pedagogjike- psikologjike, qe ne menyre shkencore te hulumtohen dukurite e vjeteruar ne arsim qe ti zavendesojn ato me te reja, sipas kushteve dhe mundesive qe i posedon vendi, sipas rrethanave qe po na imponohen dhe po na derigjojne, ne aspektin ekonomik, profesional e politik.
Trajnimet dhe reformat ne arsim, dita dites po shtohen, kurse arsimi dita dites po degradohet, sepse ka dale tersisht organizimi dhe udheheqja nga duart e profesionalisteve kompetent per kete qeshtje.
Lexuesi im i dashur trajnime dhe reforma ne arsim munde te bejne ata qe jane te pergatitur profesionalisht nga aspekti pedagogjik e psikologjik, sepse keto shkenca merren kryekput me edukimin dhe arsimimin e gjenaratave ne menyre shkencore e jo ne menyre anarhike, sa per te bere diçka. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!