Iluzore eshte bindja se paraja eshte gjitheçka edhe pse eshte diçka
13. 11. 2020
Bindjet tona si procese psikike formohen permes ndijimeve, perceptimeve dhe mendimeve qe ua bejme gjerave. Ashtu s’içe i perceptojme gjerat, dukurite, proceset e ndryshme jetesore, e njerezit ashtu edhe mendojme, bindemi e veprojme rrethe tyre. Bindjet tona si procese psikike shpeshehere formohen gabimisht dhe gjerave te ndryshme po ashtu gabimisht ua japim vleren apo i nenvlersojme ato.
Iluzore eshte bindja se paraja eshte gjitheçka edhe pse ajo eshte diçka. Ata qe e vleresojne parane si gjithcka, e nenevleresojne shendetin e tyre fizik, intelektual, emocional, moral, human dhe social, duke vrapuar pas parase se mbivleresuar.
Ta nenvleresosh shendetin fizik, intelektual, emocional, human, moral dhe social ne raport me parane, ke humbur cdo gje te vlefshme e njerezore, sepse permes ketyre vlerave shendetesore na ipet mundesia te fitojme çdo gje qe eshte njerezore edhe parane.
Paraja duhet te fitohet e te ipet per ta mbrojtur shendetin fizik, intelektual, moral, human, social dhe raportet e mira e te shendetshme ndernjerezore.
Nese e fusim ne kete sherbim parane, ajo eshte diçka por jo gjitheçka dhe ia vlene ta fitoshe ate. Nese jo, paraja nuk eshte asgje perpos nje leter qe ndotet neper dure te njerezve te cileve ua merr shendetin, diturine, moralin dhe miqesine e sinqert mes njerzeve.
Nuk ka aspak vlere paraja e cila merret duke i mashtruar tjeret, duke i plaqkitur hallegjinjet qe kane problem me fukarallakun dhe padrejtesite qe u behen. Nuk ka aspak vlere ajo nese perfitohet permes prostitucionit, trafikimit te substancave narkotike e substanca tjera te rrezikshme kimike, e permes trafikimit te qenjeve njerezore.
Fitimi i parase permes rrugeve te ndyta e te panjerzishme, jo qe nuk ka vlere fare, por eshte edhe para e piste! Mjer ata qe e nenvleresojne shendetin, diturine, moralin dhe raportet e shendetshme ndernjerezore per para te pista! I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!