Heshtje mortore e akademikeve tane para problemeve te shumta qe po i kanosen kombit shqiptar
Kane thene dijetaret, se shkenca nuk ka atedhe, por intelektualet, akademiket dhe shkenctaret me doemos duhet ta kene atdheun dhe kombin e tyre qe u takojne. Si po duket akademiket tane te shkences kane mbete pa shkence pa atedhe e pa komb. Nese konsiderohet shkenca dhe ata qe merren me shkence, kapiten qe u prijne perpara zgjidhjeve te problemeve te ndryshme kombetare e ma gjere, per akademiket tane si po duket nuk vlene aspak kjo konsiderate. Shkenctaret dijne te shohin shume large, ku tjeret nuk kane mundesi te shohin.Si po duket akademikeve tane te shkences, po u konvenon te mos shohin asgje rreth problemeve tona kombetare e problemeve te ndryshme jetike e njerezore dhe kane ra ne gjum te thelle mortor, te mos ia prishin rehatin vetes dhe politikes se kohes.
Akademiket e fqinjeve tane pushtues po hartojn projekte per asimilimin e zhdukjen e shqiptareve dhe per uzurpimin e tokave te tyre, ndersa akademiket tane nuk orvaten fare, qe te bejne projekte, se si duhet te mbrohemi nga projektet e pushtueseve tane barbar, te cilet po mbeshteten nga Akademite e tyre. Akademiket e pushtueseve tane bejne projekje nga me te ndryshmet qe ta pervetesojne lashtesine tone kombetare, ta tjetersojne ate dhe te konsiderohen ata ma te lashte se sa ne ne trojet tona, edhe pse ata jane ardhacak ne keto troje. Ndersa akademikeve tane as qe u shkon mendja, tu kundervihen ketyre tezave fashiste pushtuese. Sa e sa projekte, sa e sa enciklopedi jane hartuar nga akademiket e pushtueseve tane, qe te hudhin balte e pluhur mbi te kaluaren tone historike, per t`i arsyetuar para botes veprimet e veta kunder neve duke na burgosur, vrare, shantazhuar, turturuar, asimiluar dhe duke na perzen hap pas hapi nga trojet tona autoktone sipas projeketeve te tyre, ndersa akademiket tane nuk e nxjerrin as me te voglen fjale shkencore qe tu kundervihen ketyre projekteve famkeqe kunder ne shqiptareve si komb.
Lexuesi im i dashur, nuk na mbetet gje tjeter perpos nje lutje Zotit, qe te zgjohen nga gjumi akademiket tane te mjere! Lutje tjeter ma te mire per ta, nuk e kam te kjarte se cila mundet me qene. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!