Gabimet qe i beme ne te kaluaren dhe po i bejme edhe sote po i pagujame shume shtrejte
Ne si komb ende kemi me shume armiqe se sa miqe ne bote, sepse kurr nuk kemi dite te rreshtohemi me miqte e vertete, por jemi sorullater si te perqare mes veti duke shkuar her pas njerit e her pas tjetrit te manipuluar! Ne mesin tone kombetare, patem te atille dhe kemi te cilet u paraqitnin e po paraqiten më internacionalist se sa nacionalist, pa e kuptuar drejte as interncionalizmin e as nacionalizmin, duke luftuar e duke u vrar mes veti per favoret e tjereve. Në kete forme manipulative mbetem duke u etiketuar, fyer e ngatrruar mbi baza fetare, politike e regjionale dhe duke madheruar here lindjen e here perendimin, here grekerit e her sllavet, tersisht duke harruar veteveten dhe interesat tona kombetare. Ne shqiptaret si komb, jemi perserites te pakorrigjueshem te gabimeve te medha historike te paraardhesve tane dhe po vazhdojme me avazin e vjeter te gabimeve monstruoze, duke poshtruar veteveten e duke i madheruar tjeret, here nga lindja e here nga perendimi, pa e gjete kurr nje mes te volitshem qe nuk e demton qenjen, dinjitetin, perspektiven dhe unitetin tone kombtar.
Qe nga Iiret dhe Arberit, me princerit e principatat e tyre e deri ne Shqiperine, Kosoven e trojet tjera shqiptare te pushtuara, si po duket, po percillet gjenerate pas gjenerate tek politikanet tane, elementi i tradhtise, zilise, lakmise, egoizmit, karierizmit, mendjemadhesise, bajraktarizmit, lokalizmit, shpifjeve e shpiunazhes mes veti e kunder kombit, duke sherbyer me mjetet më te ulta ne dem te qeshtjes sone kombtare, per favoret e tjereve dhe pushtuseve tane.
Ne si komb vepruam dikur, po veprojme edhe sot si te ndare, te copetuar dhe te perçare mbi baza fetare, politike, ideologjike, regjionale, ne dem te interesave tona kombetare. Ne ende po tradhtohemi mes veti, po e mashtrojme njeri tjetrin, e urrejme, e fyejme dhe me lehte ngaterrohemi e luftojme mes veti, se sa ngatrrohemi e luftojme me pushtuesit tane! Ne mesin tone kombetar , ende eshte me e forte ndjenja e karrierizmit, se sa ndjenja e atdhetarizmit, eshte me e fort ndjenja e kolltuqeve dhe lakmise pas interesave personale se sa ndjenja kombetare per ta bere Shqiperin, per ta zhvilluar e per ta perparuar kombin. Ne edhe sote e kesaje dite si komb, nuk e kemi mbi te gjitha “feja e shqipetarit eshte shqiptaria”, por kombin e trajtojme si perkatesi e feve krishtene e islame, duke u orjentuar verberisht e mjerisht mbi baza fetare nga lindja e nga perendimi, ne vend qe te krijojm mardhenje te mira si komb me dinjitet kombetar edhe me lindjen edhe me perendimin, per aqe sa ata na trajtojn ne menyrte te barabart me veten e tyre si komb. Ne per qudi e per fatkeqesi, as dje e as sot nuk kemi qene, e as nuk jemi ne unitet, e ne pajtim kombetar, por gjithnje te shperndare e te perqare, sipas ajameve te atyre qe nuk deshen kurr te na shohin te unisuar si komb. Ne si popull e si komb ishim dhe jemi gjumash dhe na del gjumi kur behet teper vone. Ne ishim dhe jemi mburravec qe i perdorim fjalet e medha dhe bejme pune te vogla. Paraqitemi patriot te medhenje e nuk jemi te tille , paraqitemi demokrat e me zemer e shpirt jemi sharllatan e diktator kunder vetevetes, paraqitemi revolucionar e ne shpirt jemi antirevolucionar, praqitemi si humanitar, e veprojme si anti humanitar, luftojme më pare vendin tone dhe ne mes veti, se sa qe luftojme me pushtuesit tane. Jemi me shum romantik se sa realiste, jemi anarkist e nihilist, se sa optimist real, jemi me shume besnik ndaj te huajve dhe te pabese mes veti, e kemi braktisur besen kombetare dhe ia kemi ulur vleren asaj, e kemi braktisur burrerine, patritizmin dhe atedhedashurin, duke i konsideruar si relike te vjetra historike, e jo si frymeszim per veprim kombetar e per interesa te kombit. Edhe sot e kesaj dite nuk mendon kush se pse Shqiperija mbete e ndar epoke pas epoke, qe nga principatat Ilire, qe nga principatat arberore, pashallaqet dhe vilajetet turke dhe qe nga banovinat, obllastet dhe pokrajinat greko-sllave qe po vazhdojne te ekzistojne edhe ne ditet e sotit, ku edhe sote sillen e sorrullaten bijte serb, malaze, maqedon dhe grek neper trojet tona. Edhe pse i kemi dy shtete shqiptare, ata i promovojne idete e tyre reakcionare kunder shteteve tona e kunder popullit shqiptar, ndersa politikanet tane i rrudhin krihte si qyqar dhe behen sukur nuk po ndodhe asgje! Ne anen tjeter disa intelektual te mjere nuk i shiqojn grekosllavet se si po e poshtrojn popullin shqiptare ne dy shtetet e tyre dhe ne teritoret tjera te pushtuar, por vajtojne dhe pjerrdhin per goje duke e etiketuar popullin e vete si islamist, si xhihadist, si fundamentalist, sikur qe po e bene te njejten gje edhe propaganda greko-sllave, me ndihmen e disa mjeteve te informacionit nga Shqiperia e nga Kosova dhe kerkojne prej keti populli qe te konvertohet ne krishtenizem, sepse gjaja per kete qeshgtje nuk po na pranojka evropa e “civilizuar”, apo “parajsa e popujve”.
Lexuesi im i dashur, ka ardhe koha qe ti permiresojme gabimet tona e te mesojme prej tyre si individ, si grupacione politike e inteltuale, si grupacione fetare, si organe shtetnore dhe si komb ne tersi, nese nuk deshirojme te tretemi edhe me thelle ne gabimet tona te turpshme kunder vetevetes. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!