Në përkrahje të grevës së mësimdhënësve kosovar dhe SBASHK-ut qe i mbrone interesat e tyre

Arsimin e kane devalvuar qe ka kohe militantet partiak, pergjegjes te arsimit nga larte poshte, te pa afte e te pa pergatitur profesionalisht, pedagogjikisht, psikologjikisht, didaktikisht, metodikisht, moralisht e kombtarisht per ta menagjuar mire e si duhet edukimin e arsimin tone kombtar. Fatkeqsisht per momentin shumica prej tyre gjenden ne balle te institucioneve tona edukativo-arsimore dhe manipulojne me to si eshte më keq, sikur ato te ishin mjete personale ne dure te tyre, qe tu sherbejne per profit dhe plaqke te nxenesve e te studenteve tane edhe ashtu me gjepa te varfur. Kur e them kete, mendjen e kam te menyra e menagjimit, organizimit te procesit mesimor, cilesimit, kalushmerise dhe menyra e dhenjes se gradave, diplomave e deftesave nxenesve e studenteve, qe ne permbajtje nuk kane asnje parim te duhur pedagogjik, psikologjik, metodik e didaktik, me pak perjashtime, besa as ekonomik, pos parimit te plaqkes dhe militantizmit partiak e gradimit shkel e shko sipas aferise farefisnore, aferise politike, dhe menyres korruptive e amorale. Shkollimi qe po behet neper shkollat e univerzitetet tona private e shtetnore, po ia kalon edhe shkollimit kinez per nga numri e kuantiteti dhe kemi akomuluar kuader edhe per transport, por askush nuk e qane hallin e tyre per punsim, edhe pse te rinjte tane me diplama, magjistrature e doktorantura kane mbete ne meshiren e matrapazeve qe po i shkaterrojne dhe devalvojne shkollat, univerzitetet, diturine, edukimin, arsimin,vendin, ekonomine,shendetesine, kjulturen, fushat tjera me rendesi jetike per qytetaret, po i plaqkitin gjepat e boshatisur te nxenesve dhe studenteve, permes plaqkitjes nen moton:” edukim e arsimim” te pa planifikuar, pa cilesi fare dhe te pa programuar sipas mundesive ekonomike qe i posedon vendi yne. Punsim aspak i drejte, jo sipas pergatitjeve profesionale qe e kerkon vendi i punes dhe natyra e saje, por sipas perkatesis partiake dhe aftesise militante te kandidatit te sherbej vetem per partine. Te kerkohet sakrifice nga mesimdhenesit edhe pas 20 viteve liri, vertete eshte banale e aspak njerezore, kur dihet sakrifica qe e kane bere mesimdhensit shqiptar para luftes, pas luftes e deri ne ditet e sotit, me nje status perqmus, denigrues e poshtrues, sikur arsimtari te mos ket femij, familje, qe edhe ata ta gezojne lirine ne menyre te barabart me deputetet, qeveritaret, ministrat e kryeministrat, qe edhe femijet e arsimtareve te jene te barabart me femijet e deputeteve, parlamentareve e kryeparalamentareve, me femijet e kryeministrit e ministrave, qeveritareve e kryeqeveritareve, partiakeve, e militanteve partiak, qe edhe familja e arsimtarit te kete status te barabart me familjet e te permendurve më larte, e jo status te leckamaneve e varfnajkeve, qe nuk kane mundesi ti realizojne as te drejtat e veta elementare me gjendjen aqe denigruse, qe i ka sjelle realiteti i hidhur politik e satrap, ne raport me arsimin e arsimtaret. Askujt nuk i shkon mendja se sa buxheti hargjohet per te ardhurat e tyre qe i kane zene dy e tri vende te punes e më shume, meditjet, honoraret, udhtimet zyrtare me kerre zyrtare, darka e dreka te siguruara per politikan, deputete e zyrtare tjere qe jetojne nen ombrellen e qeverise paralamentit dhe presidences, te cilat dallojne dukshem per nga lartesia e te ardhurave te te punsuareve tjere, dallojne dukshem edhe me te ardhurat e politikaneve e deputeteve qe i kemi per rreth ne shtetet fqinje e më gjere. Mjaft eshte kerkuar sakrifice nga mesimdhenesit e shkolles shqipe! Ka ardhe koha e fundit te barazohen edhe keta denjesisht me tjeret, sepse më shume se kush tjeter e meritojne ta marrin hisen e vete, siq po e marrin maca e kuca qe mjaullijne e lehin per qeverine e oborrtaret shtetnor. Nxenesat, studentet dhe arsimi nuk mbrohen kurr permes sakrifices se pakuptimte te arsimtarit, nese pushtetaret, dhe pergjegjesit e arsimit nga larte poshte, nuk e marrin qeshtjen më seriozisht dhe po qe nevoja per sakrifice, te nis sakrifica me te ardhurat e tyre, duke e nivelizuar sakrificen me tjeret edhe me arsimtaret. Mjaft më sakrifikoi mesimdhenesi per agallar e bajraktar, kojtagjij e hileqar, batakgjij e te marr, te pa afte e zuzar! I juaj, mësuesi Isë- pensionist

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje