Ekspertët e arsimit tonë u dëshmuan me këtë titull vetëm në letër apo edhe në vepër
10. 12. 2023
Afër tri dekada përpjekje dështuse të ekspertëve në fjalë gjatë reformimit të arsimit tonë kombtar, duke politizuar, korruptuar, kriminalizuar dhe duke përhapur nepotizmin përmes segmenteve të ndryshme reformuse, të mos them deformuse. Ky dështim i ekspertëve tanë të ashtuquajtur u dëshmua praktikisht përmes kapjes së segmenteve të arsimit nga politika e militantëve partiak, që titujt e gradat shkencore i mrerrnin duke iu falenderuar shërbimit militant të partive të tyre.
Këta ekspert militant partish dështimin e tyre e dëshmuan edhe gjatë hartimit dhe përpilimit të plan-programeve apo korikulave të ashtuquajtura të Kosovës për tri dekada me radhë duke u mbështetur në kopi paste të planprogrameve të huja, të cilat nuk kanë patur asgjë të përbashkët me realitetin mbi të cilin kanë funksionuar, shkollat, mësuesit, në mungesë të investimeve të duhura për reformim mbi të cilin thirreshin ekspertet tanë në letër me plotë gojen progresivitet e përparim.
Po kjo megalomani e pa mbuluar fare me profesionalizëm, pos me titullin “ekspert” në letër e jo në vepër, për tri dekada me radhë u përserit dhe u ripërserit dështimi gjatë hartimit dhe përpilimit të teksteve e literaturës shkollore dhe doracakëve udhëzues për mësimdhënje e mësimnxënje, me tendencë të përkeqësimit të mëtejshëm të tyre, në mungesë shpeshëherë edhe të kabineteve të mjaftushme shkollore dhe mjeteve të duhura mësimore, duke u mjaftuar vetëm me tabelën e mësimit, shpuzën dhe tekstin mësimor.
Dështim për tri dekada me radhë praktikisht u dëshmuar nga ekspertët në letër, edhe rreth trajnimit të mësimdhënësve
për përgatitjen e përdorimit të formave, teknikave dhe metodove bashkohore të mësimdhënjes e mësimnxënjes nëpër orët e mësimit, pa menduar mirë se a posedon shkolla me kabinete dhe me mjete bashkohore të organizimit mësimor mbështetur në format, teknikat e metodat sa më bashkohere në procesin e organizimit mësimor gjatë orëve të mësimdhënjes e mësimnxënjes.
Po ashtu u dëshmua dështim i përgatitjes së drejtorëve për udhëheqje të re shkollor, dështim i kshillit të shkollës në detyrat dhe obligimet që dalin nga ai, dështim i kshillit të prindërve që ti bashkangjiten kontributit dhënë për shkollën dhe për nxënësit e saj dhe poashtu dështim i kshillit të nxënësve, që nuk përfillen sa e si duhet kërkesat e tyre.
Dështimi i ekspertëve në fjalë u dëshmua për tri dekada me radhë rrethë përdorimit të formave, metodave, teknikave, instrumenteve dhe testeve të ndryshme gjatë cilësimit dhe notimit të nxënësve, ku më shum ka patur pasqyrim jo real të suksesit sesa pasqyrim real. Këtë pasqyrë jo reale apo më mirë të them këtë dështim të notimit dhe cilësimit të nxënësve, e dëshmoi edhe testi ndërkombtar PISA që sa e sa herë nuk kalum në këtë test. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!