Fjalët godasin veshët, ndërsa veprat zemrën dhe shpirtin e njerëzve

15. 11. 2015- ripostim

Eshtë lehtë t’i flasim fjalët e bukura, të mëdha e premtuse dhe ta mbulojmë komunikimin me tjerët, por është vështirë tu përmbahemi e ti realizojmë ato. Populli ynë e ka një mendim të qëlluar rreth kësaj qështje i cili thotë:” Aty ku tregojnë dredhëza shumë, merr krojshën sa më të vogël, sepse do të mbetet e zbrazët ajo”. Në anën tjetër veprat godasin për të mirë apo për të keq zemrat dhe shpirtërat e njerëzve, edhe pse nuk qojnë pluhur e nuk bëjnë zhurëm të madhe, përmes fjalëve të bukura e të mëdha, dhe tëkqia, mbushur me plotë gënjeshtra e befasira.

Siq po duket dita ditës realiteti ynë kombëtar, politik, fetar, ekonomik, juridik, kulturor, shëndetësor, arsimor, shkencor e fusha tjera të realitetit jetik, po mbulohet gjithnjë e më shumë me fjalë të mëdha e të bukura, perplot gënjeshtra e premtime mashtruse, që fatkeqësisht po i godasin për të keq veshët, zemrat dhe shpirtin tonë për çdo dit, duke futur mes tyre zemrim, frikësim, hidhërim, pikëllim, urrejtje, xhelozi dhe zhgënjim!

Lexuesi im i dashur, ka ardhe koha ti lëmë fjalët e bukura mbushur me gënjeshtra, ti lëmë fjalët e mëdha e të thata, që po i godasin veshët, e tu apim përparësi veprave meritore, të cilat i godasin sa më këndshëm e sa më thellë zemrat e shpirtin tonë, duke i mbushur me vullnet, dashuri, respekt, mirëkuptim, angazhim, bashkpunim, solidaritet, tolerancë, krenari, guxim e atedhedashuri.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje