Përulja e unit përsonal nën unin e liderit që i beson është dobsi intelektuale

14. 11. 2016- ripostim

Te disa njerëz ekziston një lidhje e ngusht psikologjike e unit të tyre me unin e liderit që i besojnë. Sigmun Frojd këtë dukuri psikologjike në veprën e tije „Psikoanaliza“, e trajton si përulje e unit të një grupi njerëzish nën ndikimin total të mbiunit të lideriit të tyre, të cilin e mbështesin arsye e pa arsye, me të drejtë e pa te, duke asimiluar unin e vetë në mbiunin e liderit të tyre, ku si rrjedhojë e këtije identifikimi, figura e udhëheqësit bëhet pjesë e pa ndashme e unit të tyre.

Besimi i verbërt në shembulltyren e liderit bënë që udhezimet, urdherat dhe keshillat e tije të konsiderohen si ligje të përsosura morale, humane, sociale e njerëzore dhe të pagabueshme për unin e secilit që kanë ra nën ndikimin e mbiunit të liderit.

Kësi raste në historinë njerëzore ka të shumta. Sa e sa gjermanët kanë ra nën ndikimin e Hitlerit dhe iu kanë bindë etikës, humanës, socialës e drejtësisë së tijë dhe unin e vetë e kanë asimiluar nën mbiunin e Hitlerit. Sa e sa rusët, unin e tyre e kanë asimiluar nën mbiunin e Stalinit. Sa e sa shqiptaret unin e tyre e kanë asimiluaar nën ndikimin e mbiunit të Enver Hoxhës e Josip Broz Titos, Sllobodan Millosheviqit, e shembuj tjerë të tillë nëpër botë e tek ne shqiptarët, që kishte dhe ka edhe tani se bashku me disa klysh shqiptar që u shkonin prapa e po u shkojnë liderëve të tyre duke nënshtruar e perulur tërsisht unin e tyre tek mbiuni i lederit që i kanë besuar e po u besojnë.

Edhe në kohët e tanishme ka shembuj të tillë që e nënshtrojnë unin e vetë tek mbiuni i liderit të tyre disa përsonalitetet karieriste, interesgjinjësh, nepotistësh e organizator të krimeve të ndryshme në ekonomi, shëndetësi, arsim e drejtësi, si shembujttë me HashimThaçin, Kadri Veselin, Isa Mustafen, Fatos Nanon, Sali Berishen, Ali Ahmetin, Edi ramën e shumë lider tjerë.

Sa e sa bashkëvendasit e mij të Anadrinis e kane asimiluar unin e vetë ,e jo vetëm unin por edhe ndergjegjen pas mbiunit të Isuf Sherifit të Drenovcit nga Rahoveci, edhe pse përsoni në fjalë nuk e ka asnje masdarke shkollë që të ketë ndikim aqë të madh në atë hapësirë të Anadrinisë Dukagjinase.

Sa e sa besimtarët e asimilojne unin e vetë, nën mbiunin e liderit të tyre fetar, e shumë e shumë shembuj tjerë me radhë. Me një fjalë uni i kesaje kategorie të njerëzve, asimilohet dhe tretet në tërsi duke u kënaqë me shijet e mbiunit të liderit të tyre, që i besojnë verbërisht!

Kjo formë e sjelljeve të njerëzve nëpër periudha të ndryshme është treguar jo e suksesshme, jo humane dhe mjaft shkaterruese e përqarëse në mes njerëzve të botës dhe në mes njerëzve të një kombi, e sidomos mes ne shqiptarëve.

Lexuesi im i dashur mos i asimilo dëshirat e unit tëndë në dëshirat e mbiunit të liderit që i beson verbërisht!

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje