Kanë faje mësuesit apo jo për shumë probleme që po i ndodhin arsimit tonë kombtar

06. 11. 2023

Fat i keq për një popull është kurë në ballë të arsimit qendror, rajonal, komunal dhe lokal janë të paedukuarit dhe të paarsimuarit, jo profesionistët, të korruptuarit, të pandershmit dhe militantët e vërbuar partiak.

një shtet ku puna menagjohet nga i papuntori, dituria dhe arsimi nga i pa edukuari e i pa arsimuari, politika nga i korruptuari dhe pseudopolitikani, feja nga pseudofetari, kultura nga i pakulturuari dhe historia e shkenca nga pseudohistoriani e pseudoshkenctari, vërtetë në at vend stagnon zhvillimi e përparimi i një kombi dhe shkatrrohen të gjitha proceset e organizimit jetësor në shtetin e atij!

Jo të gjitha fajet i takojnë mësuesit të shkollës shqipe, edhe pse nuk ka pak faje të veta ai! Mësuesit aspak nuk i takon faji për mënyrën e menagjimit brenda një shkolle, nuk i takon faji i militantëve partiak që e kanë politizuar tej mase shkollën tonë dhe mënyrën e menagjimit brenda sajë.

Nuk i takon faji i hartusëve dhe përpilusëve të korikulave shkollore e univerzitare të cilat posedojnë plotë mangësi dhe i teksteve dhe literaturës shkollore, të cilat bukur shumë po ua vështirësojnë punën mësuesëve tanë me defektet e tyre, edhe pse në mes të kësaj qështje po e vështirëson mbarvajtjen e organizimit të procesit mësimor edhe përgatitja jo e mjaftushme e mësimdhënësve në aspektin profesional, pedagogjik, didaktik, metodik, metodologjik e psikologjik, që e vështirësojnë bukur shum arritjen e suksesit të tyre në lëmin e edukimit dhe arsimimit të gjeneratave tana gjatë shkollimit.

Mësuesit nuk i takon faj kurë shkollave tona i mungojnë kabinetet e duhura shkollore, kurë u mungojnë mjetet e ndryshme mësimore dhe stabilimentet elektronike gjatë përdorimit të tyre në mirëvajtjen e organizimit të një ore mësimore.

Nuk u takon mësuesëve faj i pranimit të nxënësve nëpër shkolla dhe studentëve nëpër univerzitete, pa kritere të mjaftushme pedagjogjike, didaktike e psikologjike, po ashtu edhe kalushmëria, e cila imponohet nga lartë poshtë, edhe pse këtë valle e luajn edhe mësuesit sëbashku me ata që e kanë politizuar shkollën dhe e kanë zhvesh tërsisht nga kriterët e përmendura më lartë, pa të cilat nuk mund të ketë shkollë dhe edukim e arsimim të dinjitetshëm e konkurent në tregun bashkohor.

Për gjitha këto probleme e probleme tjera të shumta, fajin kryesor e bartë ministria e arsimit, DKAtë e arsimit nëpër komuna dhe drejtorët nëpër shkollat e komunave gjatë klasifikit të kuadrit, i cili pranohet nëpër komuna pa i respektuar kriteret ligjore të konkursit të cilat janë parapar për secilin vënd pune, fajin e kanë inspektorët e arsimit që nuk bëjnë kurrfar përcjelljesh të procesit organizativ mësimor nga ana e mësimëdhënësve e shumë probleme tjera që nuk ka hapsirë të nummrohen të gjitha në këtë koment, fatkeqësisht! I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje