Shumë pak po merremi me vetëvetën, edhe pse kemi nëvojë të madhe

13. 12. 2023

Bota e brendëshme shpirtnore, emocionale, sociale, humane, morale, intelektuale dhe njerëzore e njeriut kërkon kujdes të madh për ta ruajt balansimin funksional të sajë. Në këtë baraspeshë apo ekuilibrim bënë pjesë vullneti, guximi, dëshira, dashuria, motivacioni, që i mundëson njeriut ta organizoi jetën e tij sa më racionalisht e sa më denjësisht. Nëse merremi pak me vetëvetën, do ta kemi shumë vështirë ta bëjmë ekuilibrin e duhur e të mjaftushëm të elementëve përbërëse të botës sonë të brendëshme, të cilët u përmendën më lartë dhe pa të cilat nuk ka ekzistencë të mirfillt jetësore.

Sa shumë kohë na duhet e sa pak kohë u kushtojmë mbajtjes në nivel të duhur elementëve përbërse të botës sonë të brendëshme që ta ruajm ekuilibrin e tyre gjatë mirëmbajtjes, zhvillimit e ndryshimit sistematik, që ato të jenë më produktive e më të frytshme për organizimin e proceseve tona jetësor. Me një fjalë merremi kotë me gjërat sekundare dhe i nëvlersojm ato primare, që e vulosin fatin tonë të mirë apo të keq gjatë jetës.

Mosmbajtja e këtij ekuilibrimi shpirtnor, emocional, intelektual, moral, human social, kombtar e njerëzor, mos kalitja e mjaftushme e vullnetit, guximit, dëshirës, dashurisë dhe motivacionit për jetë, do të na dalin duarsh frejtë që e mbajnë nën kontroll ekuilibrin e lementeve përbërs të botës sonë të brendshëm, pa të cilin pamundësohet jetë me dinjitet, jetë e begatshme, e lumtur dhe e mbushur me plotë fat, duke dominuar botë e shqtësimeve, trazirave, presionit, stresit dhe ankthit, mbushur përplot iracionalitet.

Duhet ta keimi të kjartë secili prej nesh se sikur ti kishim edhe tri jetë kohë nuk do të mjaftonin ta mirëmbajmë sa e si duhet ekiulibrimin e elementëve përbërs të botës sonë intelektuale, emocionale, sociale, humane, kombtare e njerëzore dhe kalitjen e mjaftushme të vullnetit, guximit, dëshirës, dashuris dhe motivacionit ton, patë cilët pamundëshet ekzistenca e mirëfilltë jetësore. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje