E meritojme lirine ne shqiptaret apo jo
Popujt qe mbeshteten ne parimet univerzale te lirise, pavaresise, drejtesise dhe i mbrojne me çdo kusht ato, doemos e meritojne lirine, pavaresine dhe bashkimin kombetare. Nese nuk mbeshteten dhe nuk i mbrojne ato parime qe u ceken më larte, nuk e meritojne lirine, pavaresine dhe bashkimin kombetar.
Per aq sa i mbrojme parimet univerzale, po per aqe e meritojme lirine, pavaresine, unitetin e bashkimin tone kombetare.
Po qe se, ne vetedijen dhe nderdijen tone ne shqiptaret, nuk e mbjellim faren e parimeve univerzale per te verteten, te ndershmen, te drejten, barazine, te pasterten, te shejten, nuk e mbjellim dinjitetin, integritetin, moralin, respektin, mirekuptimin, tolerancen, dashurine, sakrificen, nuk e mbjellim punen, diturine dhe shume e shume virtyte tjera njerezore, qe kane te bejne me lirine, pavaresine, unitetin, atedhedashurine e bashkimin kombetar dhe po si mbrojtem me çdo kusht dhe po si persosëm, edhe ate far lirie qe e posedojme nuk e meritojme, e humbim vetevetiu me fajet dhe gabimet tona, po ashtu edhe tjeret do ta kene me lehte te na rrembejne lirine e pavaresine nga duarte tona.
Ne secilen periudhe te historise sone i kemi paguar shtrejte gabimet dhe t’metat tona individuale e kolektive, qe nga periudha e Ilirise e deri ne ditet e sotme, edhe pse ne çdo periudhe kemi dhene martire, heronje e patriot te pushkes dhe penes. Por krahas kesaje, patem dhe ende kemi individ te atille qe shkelen e po shkelin mbi gjakun, sakrificen dhe kontributin e atyre, qe e bene te pamundeshmen per vendin, lirine, pavaresine, unitetin dhe bashkimin kombetare.
Nese, permes vetedijes i dergojme nderdijes sone mendime qe nuk mbeshteten ne parime dhe virtyte univerzale njerzore, qofte si individ, qoft si familje apo si komb, do ti korrim frytet e demshme, te pandershme, te turpshme e shkaterruese gjate jetes. Ajo qe eshte mbjelle dje, po e korrim sote, ajo qe mbjellet sot do ta korrim neser.
Konstatimet qe u permenden me larte, gjithnje e me shume po i deshmone koha dhe menyra e te jetuarit tone si individ, familje dhe si komb. Ajo qe po na ndodhe tani, eshte pasoje e permbajtjes se mendimeve te ndryshme qe jane mbjelle thelle ne nderdijen tone. Çdo gje qe e mendojme, nderdija jone e perveteson dhe e bene realitet pa dallim e pa ndryshim qofte e mire apo e keqe, qofte e bardhe apo e zeze, qoft e drejte apo e padrejte, qofte e ndershme apo e pandershme dhe qofte kombetare apo jo kombtare e mendime tjera te ndryshme, ku produkt i permbajtjes se tyre jemi edhe ne, edhe sjelljet tona qe i bejme ne jete. Krahas kesaje e kemi edhe menyren e te jetuarit.
Lexuesi im i dashur, eshte i nevojshem kujdesi se me cilat permbajtje te mendimeve, vetedija po i drejtohet nderdijes sone, sepse nderdija eshte nje kopsht ku mbillen farat e mendimeve tona te cilat lindin, rriten dhe zhvillohen ne te, duke naj imponuar sjelljet dhe veprimet tona, qe ato te behen sa me pare realitet i jetes sone. Farat qe i mbjellim ne kopshtin e nderdijes permes mendimeve tona, munde te jene fara qe prodhojne barishta e therra te egra, apo fara qe prodhojne fryte te mrekullueshme. Per aqe sa kemi kujdese ne kete qeshtje, po per aqe e meritojme lirine, pavaresine, unitetin, bashkimin kombtar dhe jeten e dinjitetshme.
I juaj, mësuesi Isë.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!