Disa opinjane befasuse rreth gjendjes sone kombetare
Disa opinjane befasuse rreth gjendjes sone kombetare
Ka opinjane se greket ishin dikur shqiptare dhe jane ne teritorin tone qe e kishte dikur Iliria. Ne se eshte keshtu, atehere pse e pervetesuan greqishten, pse flisnin e shkruanin greqisht e latinisht keta te mjere shqiptar, te cilet kan vrapuar pas kryqit dhe kryqin e kan paguar me shtrejte se sa kush tjeter ne bote?! Ka opinjane qe serbet, malazet dhe maqedonet, ishin dikur shqiptar, te cilet jetonin ne trojet e te pareve tane. Nese eshte keshtu, pse shqiptaret e mesonin dhe e flisnin maqedonishten dhe e harruan gjuhen e tyre, per ta shkruar e peredor gjate sherbimeve te ndryshme jetesore, pse flisnin serbo-sllavishten dhe ia kthyen shpinen gjuhes se nenes se tyre, duke perdorur ne shkrim, ne te folur dhe ne sherbimet e ndryshme jetesore, keto gjuhe sllavo-greko-ortodokse?! Ka opinjane se shqiptaret jane me prejardhje nga Stambolli dhe i solli Sulltani. Nese eshte keshtu , atehere pse ata e flisnin turqishten dhe e perdornin shkrimin e alfabetin turk, duke perbuzur gjuhen e nenes se tyre dhe e paguan ma shtrejte se sa duhet, yllin dhe hanen turko-aziatike?! Une ketyre pseheve, do tu pergjigjem shume shkurt. Kjo ishte strategjia e mashtrimit, perqarjes dhe e neneshtrimit , qe e perdornin pushtuesit tane permes elementit fetar e gjuhesor dhe mjete tjera te dhunshme. Me kete strategji, pushtuesit tane latino-romak, greko-bizantin, turko-aziatik dhe sllavo-ortodoks, vazhduan 2000 vite me radhe dhe po vazhdojne edhe sote e kesaj dite. Kjo strategji mashtrimi e nenshtrimi te pushtueseve tane, u perdoren ne te njeten menyr edhe ne kohen e komunizmit, tash duke hequr elementin fetar e duke shtuar dhunen, thua se ne i besonim Zotit dhe dhunes, vetem per hater te pushtueseve. Pse shqiptari i mjer per gjasht dekada me radhe, vrapoi pas komunizmit sllavo-ortodoks dhe vritej e pritej mes veti per komunizem e per socializem, duke u vllazeruar me rus, me shkije, me malazez, me maqedon, me kineze dhe me dreqin e te birin?! Pse edhe sote ne demokraci, e kemi harruar tersisht veten tone si kombe dhe nuk mendojme se si ta zgjidhim njehere e mire qeshtjen tone kombetare, por vropojme si hora, pa kurrfar koncepcioni dhe pergatitje kombetare pas evropes, qe te futemi ne te, pa e zgjidhur qeshtjen tone kombetare?! Kurse disa vrapojne si te qmendur pas Turqise e shteteve arabe, duke e dhene edhe jeten per to, pa menduar se gjendjen tone e kemi ma keqe se sa tjeret per rrethe nesh e ne bote. Krejte keto psehe nje pergjigje e kane, sepse larot dhe tradhtaret e kombit neper shekuj, per interesat e veta, e kane shite dhe e kane permbysur cdo gje qe ishte kombetare, siq po bejne edhe sote e kesaje dite, nene ndikimin e aleancave te ndryshme, qe nuk ishin kurr ne favorin tone dhe sote po ashtu nuk jane. Kjo eshte fatkeqesia jone dhe me kete fatkeqesi, po tallet bota me ne dhe me asimilimin tone te turpshem. Kesi asimilimi kemi edhe ne ditet e sotit, qe po konvertohemi ne greke dhe po martohemi me serb, malazeze, maqedon, turq, italjan e me shume tjere, per qudi edhe ne rang ministrash, sepse kryqi dhe hena jane ulur kambekryqe ne trurin e qelbur te disa shqiptareve dhe nuk i lene te shohin me large se sa e kane hunden para vetit.
Lexuesi im i dashur, besoje Zotin ne menyren me te sinqert, nese ke sinqeritet ne besimin qe e ke trashegim nga familja jote, te cilat besime na jane imponuar , sepse Zoti nuk ka nevoje per ne, qe ta tradhtojme kombin dhe ta njetesojme me fete e ndryshme, qe na erdhen nga pushtuesit tane. Zoti na kupton njejte edhe kur komunikojme permes gjuhes shqipe, edhe kur i lutemi atije, sepse asnje gjuhe tjeter nuk eshte ma e vlefshme para tije, se sa gjuha e nenes te cilen e perdor ai qe i beson dhe i lutet Zotit. Te gjitha gjuhet e botes, te gjitha kombet, te gjitha fete e tyre, te gjitha besimet ne Zot, jane te barabarta para Zotit. Sipas Kuranit, Biles dhe librave tjere te shejte qe i ka pranuar bota si te tille. Ne to thuhet se, Zoti nuk bene diferencime ne njerez e ne fe, por bene diferncime ne sjelljet e njerezve, qe i bejne gjate jetes se tyre dhe i klasifikon ato ne sjellje njerezore ,e jo njerezore. Te parat i shperblen, te dytat i ndeshkon. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!