Cilesimi dhe notimi i nxenesve dhe studenteve po bije dita dites nen ndikimin e simpatise antipatise dhe mitos
Notimi dhe cilesimi real e objektiv i nxenesve dhe studenteve, pasqyron nivelin edukativ, arsimor e profesional te mesimdhenesit dhe nivelin e ngritjes se nxenesit dhe studentit rreth pervetesimit te permbajtjeve mesimore te lendeve te ndryshme, ne procesin edukativ- mesimor dhe rrethe mesazhit shume dimensional qe e japin ato permbajtje te ndryshme mesimore qe i pervetesojne nxenesit e studentet tane. Per ta bere sa ma reale e sa ma objektive kete pasqyrim te procesit rrethe cilesimit e notimit te nxenesve e studenteve tane, duhet liruar sa ma pare te jete e mundeshme nga smundjet qoroditese te simpatise, antipatise, mitos, lidhjeve farefisnore, miqesore e partiake, secili mesimdhenes gjate procesit te cilesimit dhe notimit, te cilat smundje e devalvojn, e tjetersojne dhe e shkaterrojne tersisht pasqyrimin real te cilesimit dhe notimit te nxenesve e studenteve tane.
Simpatia, antipatia,mitoja, lidhjet farefisnore e partiake, dita dites po ia zene vendin cilesimit dhe notimit real e profesional te nxenesve dhe studenteve tane, neper shkolla e univerzitete, shtetnore, e mos te flasim per ato private, te cilat jane shendrruar ne vegla manipuluse farefisnore, krruptive e partiake, si institucione.
Simpatia, antipatia, mitoja, lidhjet farefisnore e partiake, paraqiten tek shumica e mesimedheneseve, ne ato momente kur ka te beje me cilesimin e atyre nxenesve e studenteve qe jane bije te politikaneve, bije te biznismeneve, bije te familjareve e farefisit te atij qe noton, bije te shokeve e miqeve te tije, e raste tjera, ku ka mundesi te volitshme te lajmerohen keto dukuri qoroditese e shkaterruse gjate procesit te cilesimit dhe notimit te nxenesve dhe studentyeve tane.
Lexuesi im i dashur, sa me large simpatise, antipatise, mitos, lidhjeve farefisnore e partiake te jete mesimdhenesi, procesi i cilesimit dhe notimit te nxenesve e studenteve tane, do behet ma objektiv e ma ral, qe i favorizojn vlerat madhore te diturise, edukates, arsimit dhe mesimit ne pergjithesi dhe ua jep hakun secilit nxenes e student sipas merites se tyre. I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!