Çka kuptojme me gjendje te mjere shpirterore
Me gjendje te mjere shpirterore kuptojme kure perngjajme ne shumçka, e mese paku ne njerez. Kure i masim vlerat tona njerezore me numrin e veprave qe i kemi shkruar , e jo me numrin e lexuseve qe i lexojne ato. Me sasine e tyre, e jo me cilesine.
Me gjendje te mjere shpirterore kuptojme, kure i masim vlerat tona me pasurine e paligjshme qe e kemi grumbulluar, me titujt e gradat shkencore dhe me poziten politike qe i kemi marr pa merite, e nuk e masim me virtytet e larta njerezore. Me gjendje te mjere shpirterore kuptojme kure mburremi me tradhtine e hajnine, qe ia bejme vendit dhe kombit, e jo me sakrificat e kontributin tone qe i kemi borgj secili ndaj vendit e kombit.
Me gjendje te mjere shpirterore kuptojme mburrjen me dinakerine, cinizmin, pabesine dhe lajkate qe ua bejme bashkvendaseve, miqeve me te dashur dhe bashkekombaseve, e jo me rrespektin, dashurine, ndihmen e bashkpunimin qe duhet bere me ta. Mburremi kure i kritikojme tjeret edhe pse e kemi harruar veten, se ndoshta i meritojme kritikat edhe me te medha s`eq ua bejme tjereve. Mburremi kure flasim shume e pak bejme. Kure meshifemi prapa maskave, qe sa me shume te liga tjereve tu bejme, sepse shpirt te mjere kemi.Mburremi duke i kritikuar e etiketuar tjeret, per tu duk vete ne opinjan si te shejte. Shpirti i mjere ne shtepine e komshiut e verene qimen e pa rregulluar, kurse ne te veten nuk e veren as traun, qe shpijen don me ia rrezuar. Shpirtligu bane fjale djathtas e majtas duke trilluar thash e theme, qe te paraqitet vete viktima para tjereve, edhe pse nuk ka bere asgje me rendesi. Shpirtligu eshte i pa ndershem, i pa bese dhe i pa fytyre.
Lexusi im i dashur, kjo gjendje e mjere vazhdon edhe me shume mjerime tjera shpirterore, por lum per ata, qe sa me pak mjerime tek vetja pranojne! I juaj, mesusi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!