Ate qe e kemi bere dje e kemi sote ate qe e bejme sote do ta kemi neser
Ky parim univerzal njerezor vlene njesoi per individin, familjen, shoqerine, shtetin dhe kombin. Ata qe e respektojne kete parim univerzal, kane kujdese te shtuar dhe vemendje te perqendruar ne veprimet e tyre qe i bejme gjate jetes, te cilet e kane te kjarte se sipas permbajtjes e cilesise së veprimeve, i korrin edhe rezultatet.
Per ti evituar gabimet e se djeshmes duhet analizuar sukseset dhe mos sukseset qe kane rezultuar sipas sjelljeve tona. Njerzte e sukseseve te medha personale, familjare, institucionale, shkencore, kulturore, shtetnore dhe kombtare, e mbeshtesin parimin universal njerzore: “ Ate qe e kemi bere dje e kemi sot, ate qe e bejme sot e kemi neser. Po su mbeshtetem ne kete kerkese parimore e universale, nuk do te mesojme kurr permes gabimeve tona, i perserisim prap ato, derisa te zhgenjehemi perfundimisht. Nese nuk mesojme prej gabimeve tona dhe pasojave qe naj kane sjelle ato, do te zhytemi dalengadale dhe do te fundosemi ne pusin e pafunde te gabimeve.
Sa me shume qe e kuptojme esencen e ketij parimi universal e njerezor, aqe me shume mesojme permes gabimeve tona dhe kurr nuk i perserisim ato, sepse e kuptojme se ate qe e kemi bere dje e kemi sote dhe ate qe e bejme sote si individ, familje, shoqeri, institucion, komb dhe si shtet do ta kemi neser.
Ky parim i famshem universal e njerezor si po duket pak po respektohet nga individi, familja, shoqeria, institucioni, politika, kombi dhe nga dy shtetet shqiptare. Kur e theme kete gjithnje mendoi ne gjendjen tone jo aqe te lakmuar ne fushen e politikes kombetare e nderkombetare, ne fushen e ekonomise dhe shendetesise, ne fushen e arsimit e te drejtesise, ne fushen e biznesit e te tregtise, ne fushen e marredhenjeve ndernjerezore, personale, familjare e fetare.
Te gjitha keto fusha e kane nje kerkese te domosdoshme e te ngutshme, qe sa me pare ti korigjojne gabimet e shumta, nese nuk deshirojme te zhytemi edhe me shume ne pasojat e gabimeve qe i bejme dhe te fundosemi tersishte ne pusin e pafunde te tyre.
Lexuesi im i dashur, ka ardhe koha tash ose kurr ti analizojme pa nderprere pasojat dhe sukseset qe kane dale e po dalin nga sjelljet tona dhe te kemi kujdese te shtuar e vemendje te larte se cilat sjellje e veprime po i bejme sote, sepse rezultatet e tyre do ti korrim neser. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!